Plani i Bashkimit Europian: Rusët do të paguajnë më shumë për të hyrë në BE

Bashkimi Evropian po propozon që ta bëjë më të shtrenjtë marrja e vizave për rusët. Sipas këtij plani, qytetarët rusë që dëshirojnë të hyjnë në BE do të përballen me një proces më të gjatë aplikimi dhe për ata po mendohet që tarifat të rriten nga 35 euro në 80 euro.

Komisioneri i BE-së tha se masa do të vazhdojë përsa kohë që Moska do të vazhdojë luftën kundër Ukrainës. Sipas statistikave, më shumë se një milion rusë kanë udhëtuar në vendet e BE-së që nga pushtimi i Ukrainës që nisi në muajin Shkurt.

Margaritis Schinas, nënkryetari i Komisionit të BE-së, tha se Rusia kishte minuar plotësisht besimin mbi të cilin bazohej marrëveshja ekzistuese e vizave BE-Rusi. Sipas kësaj marrëveshjeje, rusët kishin për 15 vjet që gëzonin një proces të thjeshtuar për marrjen e vizave të BE-së.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, shkroi në Twitter duke thënë se marrëveshja e vizave duhet të pezullohet pasi nuk mund të ketë një marrëdhënie normale me Rusinë.

Leave a Reply