Rasti “Monstra”, Apeli në Shkup i konfirmon dënimet me burg të përjetshëm

    Gjykata e Apelit në Shkup e ka konfirmuar vendimin e shkallës së parë në rastin “Monstra”, ku edhe rikonfirmohen dënimet e të akuzuarëve. Gjykata e shkallës së dytë e ka shpallur vendimin e saj lidhur me këtë rast, ankesat e palës mbrojtëse janë hedhur poshtë.

    Alil Demiri, Afrim Ismailoviq dhe Agim Ismailoviq mbeten në burg me masën e dënimit të përjetshëm, derisa Apeli ka vërtetuar edhe dënimin prej 15 vjetëve burg për Fejzi Azirin dhe nëntë vjet për Haki Azirin.

    Gjykata e Apelit ka njoftuar shkurt se ankesat e të gjithë të dënuarve janë hedhur poshtë. Vrasja në Smillkovë ndodhi më 12 prill 2012.

    Leave a Reply