Policët i vijnë në shtëpi kur aktivistja kubaneze po jepte intervistë në televizion, gjithçka filmohet ‘live’

YouTuberja kubaneze Dina Fernandez e njohur si Dina Stars, tha se u thirr nga autoritet e sigurisë kubaneze në Havana teksa po jepte një interviste ‘live’ të martën.

Fernandez është intervistuar së bashku me këngëtaren Yotuel nga transmetuesi spanjoll Canal 4, lidhur me protestat anti-qeveritare, ku mijëra qytetarë kanë dalë nëpër rrugët e shtetit ishullor.

Gjatë bisedës, Fernandez u pengua gjatë intervistimit duke thënë se “forcat e sigurisë janë këtu dhe se i duhej të shkonte”, më pas ajo ia lë kompjuterin një mikeshe dhe kamera e mikrofoni që kishin mbetur ndezur filmuan gjithçka.

Në sfond dëgjohej një zë mashkulli, por se nuk kuptohet mirë se çfarë thotë.
Disa momente më pas, YouTuberja rikthehet dhe i thotë gazetarëve se i kishin kërkuar të shkojë me policët, duke theksuar se qeveria kubaneze është përgjegjëse për gjithçka.

Ndërkaq e pyetur nëse është arrestuar, Fernandez u përgjigj shkurt: “Nuk e di, më thanë se duhet të shkoj me ta”.
CNN ka kontaktuar autoritetet kubaneze për t’i pyetur lidhur me çështjen e aktivistes Fernandez, por deri më tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Leave a Reply