PD: SPAK të kapë ministrat, të mos mjaftohet me peshqit e vegjël

Opozita kërkon nga Prokuroria Antikorrupsion që të thellojë hetimet për çështjet korruptive.

Përfaqësues të Partisë Demokratike thanë se tenderat me vlerë miliona euro janë zhvilluar të gjithë me lejen e ministrave dhe të kryeministrit.

“Çështja në fjalë është e vjetër, që e kam bërë një deklarim për një abuzim me fondin e ish-parkut olimpik. Bëhet fjalë për 800 mijë euro. Pavarësisht se ndodhemi në gjyq për shpifje, këtu duhet të dimë se çfarë po ndodh. Kur doli tenderi për Uniformat e Policisë, Lleshaj paditi PD-në. Që SPAK bëri arrestimin e 9 zyrtarëve, Lleshaj doli dhe tha se nuk ishte në dijeni. Por si mund të mos ishte në dijeni kur shkoi dhe paditi PD-në. Si ka mundësi që nuk di gjë as ministri, as zv.ministri apo dhe zyrtarët? Ne po i kërkojmë kësaj prokurorie që duhet të shoh më seriozisht dhe të hyjë më thellë brenda unazës së Tiranës, në institucionet për të rëndësishme. SPAK për gjithë këtë që u bë në drejtësi, s’mund të kapë ‘një peshk’ që qenka korruptuar me peshk. Ne e inkurajojmë, por s’duhet vetëm kaq. S’duhet të rrish t’i në nivel të një kryetari bashkie, apo zv.ministri. Korrupsioni në Shqipëri është më i thellë se kaq. SPAK nuk është në nivelet e tij nëse nuk futet më tej. Misioni është më i madh. Megaaksioni duhet të nis nga lartë, që është kryeministri Rama, koka e qelbur e peshkut të madh.”, tha Gjata.

 

Leave a Reply