Profili psikologjik i Shaqir Fetait

Pas botimit të librit (botim fizik dhe elektronik) “TRADHËTIA DHE KOMPLOTI I SHAQIR FETAIT NË KOHË PANDEMIE”, nga Korporata për Produksion, Informim dhe Botim, “1kliklarg.com”, disa lëndë që trajtojnë fenomene psiko-psikiatrike nëpër Universitetet e Shqipërisë, kanë vendosur që ta përdorin si literaturë bazë për gjetjen e profileve psikike për personat e ndryshëm që preken nga çrregullimet psikike, paranoja, prej të cilës është konstatuar se vuan edhe Shaqir Fetai, i njohur si instalacion klasik i pushtetit aktual maqedonas në krye të Bashkësisë Fetare Islame në RMV

Nga Dr. Justiniana Shore, psikologe, Tiranë

Një grup mjekësh shqiptarë (dy nga Shqipëria, një nga Kosova e një nga Maqedonia e Veriut) kanë kryer një profil psikologjik të Shaqir Fetait, bazuar në shkrimet e publikuara përgjatë një viti e gjysëm në mediat e vendit dhe në atë ndërkombëtar, dhe të përmbledhura në librin me titull “Tradhëtia dhe komploti i Shaqir Fetait në kohë pandemie”, i cili u botua me rastin e një vjetorit të puçit klasik dhe komplotit të organizuar nga ish-myftiu i Gostivarit, Shaqir Fetai. Pra, libri në fjalë ngërthen vetëm materien e botuar përgjatë një viti dhe botohet nga Korporata për produksion, informim dhe botim “1kliklarg” me seli në Tiranë. Vlenë të theksohet se, në rastin e Shaqir Fetait, të gjithë mjekët-psikologët kanë dhënë të njëjtën diagnozë: ÇRREGULLIM PARANOID I PERSONALITETIT.

 

Paranojaku “vigjilent” në mbështetje të paranojës së vet

Teksti i më poshtëm është fragmente nga një raport më i gjatë profesinal, shkencor dhe i mbështetur në literaturën përkatëse e që shërben si modul për ndërtimin e një profili psikik bazuar në ato të dhëna që i gjejmë rreth një personi.

Për të pasur një ide më profesionale dhe për të mos krijuar keqkuptime këta mjekë-psikologë iu referuan tekstit diagnostik profesional DSM4-TR (The Diagnostic and Statistical Manual of Mental Disorders 2000.)

Psikiatri shqiptar (Petro Z.) thekson se ka një diagnozë në psikiatri dhe në psikologji klinike, që quhet çrregullimi paranoid i personalitetit, i cili diagnostikohet kur tiparet e personalitetit bëhen të dukshme dhe të pandryshueshme, të keqpërshtatura me njerëzit dhe ambientin përreth dhe që shkaktojnë dëmtime të rëndësishme të funksionimit, thuajse në të gjitha fushat e aktiviteteve të jetës së përditshme. Sipas këtij psikiatri shqiptar, personat që vuajnë nga ky çregullim nuk janë aspak të vetëdijshëm për humbjen e sensit të vetëvetes në raport me të tjerët. Për këtë arsye kurrë nuk kërkojnë mjekim mendor, por imponohen si të gjithëdijshëm, të çiltër, të devotshëm!

Tutje, vazhdon psikiatri shqiptar, nëse i referohemi manualit diagnostik më bashkëkohor të sëmundjeve mendore në përdorim nga klinicistët psikiatër dhe psikologët klinikë, (DSM4-TR 2000) për t’u plotësuar kriteret për diagnostifikimin e këtij çregullimi, nevojitet mbi të gjitha, këto katër simptome, të cilat, fatkeqësisht, në bazë të shkrimeve të publikuara, në bazë të paraqitjeve të pakta publike, që të gjitha vërehen te Shaqir Fetai, i vetëquajturi “reis”, apo “kryetar”:

1. Mosbesim dhe dyshim i theksuar dhe i pajustifikuar ndaj të tjerëve; dyshime se të tjerët e shfrytëzojnë, e dëmtojnë, e mashtrojnë. Personi që vuan nga ky çregullim dyshon rreth besnikërisë së të tjerëve, dyshon te bashkëpunëtorët e vet se po ia keqpërdorin informacionet dhe mundohet të zhdukë apo të pengojë hemarrogjinë e informacioneve nga brenda jashtë Institucionit. Bëhet mosbe  sues ndaj të gjithëve, për ta provuar të kundërtën, prej të gjithëve kërkon lojalitet dhe nënshtrim!

2. Pacienti vazhdimisht shfaq armiqësi të dukshme ndaj mendimit kundër, ndaj një këshille reformuese dhe, në kokën e tij nuhat organizime destabilizimi, përçarjesh e sulmesh, që vetëm ai (Shaqir Fetai) i përcepton si të tilla por që askush nga masa nuk i vërenë ato!

3. Paranoidi është i gatshëm të reagojë në çdo çast dhe, në çdo reagim të tij shpërthen nga një skandal, pa përfillur dëmin që mund t’i shkaktojë institucionit që drejton.

4. Personi paranoid (në rasti  konkret, Shaqir Fetai), gjithnjë është në lartësinë e “vigjilencës” për ta mbështetur paranojën e vet! Për ta kamufluar para të tjerëve këtë paranojë, ai shpesh duket si adhurues i dramës (meqë paska qenë edhe aktor), i futbollit (meqë paska luajtur edhe futboll), i atyre aktivteteve që përcillen me duartrokitje frenetike. Paranoidët gjithnjë kanë nevojë për vendime të pavarura nga rrethanat si dhe parreshtur janë në hulumtim të “tradhëtive të mundshme të të tjerëve”! Të gjithë ata që e hetojnë se është paranoid i shpall për “armik” dhe i dëbon nga rrethi i vet. Sjellje kjo tipike e Shaqir Fetait dhe, një tip i tillë paranoid frikësohet prej bashkëpunëtorëve të vet që janë pa kurajo, kompleksivë, imoralë e që i nënshtrohen lehtësisht personalitetit autoritar! Shaqir Fetai, me kërkesën e vet paraojake që gjithçka të vegjetojë rreth tij në fakt i torturon bashkëpunëtorët e vet, dhe, njëkohësisht, u friksohet sepse, në ndërdijen e tij ekziston indje e paluhatshme se ata, sapo të ndeshen me një peronalitet tjetër më autoritativ, mund ta tradhëtojnë Shaqir Fetain (sepse thellë në vete e vuan pabesinë, spiunazhin dhe tradhëtinë e vet).

Psikiatri shqiptar në vazhdim citon një pej studiuesve më të shquar në botë të personalitetit (Cameron) i cili nënvizon se: “asgjë nuk i shpëton kontrollit të paranoidëve, sepse ata fare nuk e marrin në konsideratë rëndësinë e realitetit koncensual social. Paranoidët shpikin një “pseudokomunitet” të tyre social”. Informacionet e bollshme që dalin nga këto shkrime për Shaqir Fetain, dëshmojnë se ai gjatë tërë jetës është në kërkim të këtij “pseudokomuniteti”, sepse vetëm aty mund të jetë vetëvetja, jasht këtij “pseudokomuniteti” ai ndjehet “viktimë e armiqve” të konstruktuar vetëm në mendjen e tij paranoide dhe në shpirtin e tij me emocione të çregulluara që e çojnë gjithnjë në ekstremet e ankthit, trishtimit, tërbimit, zemërimit dhe të palogjikshmes! Të gjithë ata që do t’i përcjellin deklaratat pubike të Shaqir Fetait do të vërejnë se kemi të bëjmë me një absolutisht “personalitet të palogjikshëm”, përfundon pjesën e vet të studimit, psikiatri shqiptar, z. Petro Z.

 

Karriera e paranoidit

Ndërkaq, në pjesën e vet të studimit, profesori shqiptar, psikologu Abdyl K., thekson se, koncepti i psikopatisë (emërtimi i vjetër i dagnozës së paranoidit), në praktikën klinike përdoret për të treguar tendenca apo mënyra sjellje të papranueshme në drejtim të cënimit të të drejtave të të tjerëve. Këto sjellje vërehen me bollëk te pacienti virtual i përdorur këtu për studim (Shaqir Fetai). Studiuesit Milon dhe Devis, për këta tipa si Shaqir Fetai, japin këtë definicion: “Kanë egoizmin, pavarësinë, mashtrimin, gënjeshtrën, impulsivitetin dhe tendencën për t’i trajtuar të tjerët si objekte, si dhe indiferencën e skajshme ndaj dëmit që iu shkaktojnë të tjerëve”! Dëmin epik (tradhëti, komplot dhe praktikë për shkelje kushtetutare) që Shaqir Fetai ia shkakton Institucionit të BFI-së dhe, përgjithësisht, komunitetit mysliman në RMV, vetëm ai nuk e vërenë (ose kjo ia shkakton kulmin e kënaqësisë)!

Profesor Abdyli vazhdon tutje duke theksuar se, paranoidët njihen për dyshimin e tyre dhe bindjen se janë gjithnjë objekt sulmi dhe përndjekje, jo rallëherë ata mund të arrijnë suksese dhe të bëjnë karrierë të paimagjinueshëm, sepse i mbështeten një mekanizmi të gjithëpushtetshëm, qoftë kjo parti apo “komunitet kriminelësh”, dhe kjo pastaj i shndërron në diktator të egër.

Në bazë të shkrimeve të publikuara e të përmbledhura në këtë libër, të cilët e zbërthejnë karakterin dhe fenomenin e Shaqir Fetait, vërejmë se kemi të bëjmë me një personalitet paranoid i cili insiston me nervozizëm e me kryeneçësi në sa më shumë pavarësi dhe pushtet, të mos kontrollohet nga askush, t’i pranohen të gjitha veprimet johumane, të respektohet si person mjaft i ndjeshëm ndaj pushtetit, autoritetit dhe dominimit. Ky është, veç të tjerash, edhe definicioni i studiuesve Oldham dhe Morris mbi paranoidin tipik si Shaqir Fetai, pëfundon pjesën e vet të studimit, profesor Abdyli.

Doktor Ibush N. , psikiatër në një spital privat në Kosovë, në studimin e vet mbi profilin psikologjik të Shaqir Fetait, sjell në vëmendje edhe një sërë problemesh që i karakterizon paranoidët që kanë jetuar edhe pushtete të ndryshme me afinitete armiqësore ndaj qenies shqiptare. Veç kësaj, personat publikë, por edhe ata që kanë pasur fatin të jenë në poste drejtuese, përfshirë këtu edhe Shaqir Fetain, “reisin” e Maqedonisë së Veriut, tashmë me tapinë e bashkëpunëtori të UDB-së, të publikuar në shumë media të vendit dhe botëror, pra, profili psikologjik i personave të këtillë do të ravijëzohej nga këto pika: 1. Stabiliteti mendor; 2. Frika nga autoritetet politike dhe të drejtësisë; 3. Stabiliteti financiar; 4. Dëshira për të shtuar mirëqenien financiare në çdo mënyrë Shaqir Fetai kërkon të paktën dy vjet të jetë “reis”, të pensionohet me këtë titull, sepse pensionin do ta ketë më të lartë!!!); 5. Dashuria/besnikëria ndaj shoqërisë pushtetit dhe shtetit; 6. Marrëdhëniet personale ndaj shokëve ose bashkëpunëtorëve; 7. Lakmia për gjëra për t’u vizituar sa për t’ia shprehur një urim apo një përshëndetje, por edhe imponimi i vetes si i “devotshëm” karshi të tjerëve; 8. Frika nga fuqia e autoriteteve që kanë mundësi të përdorin dhunë ose shantazhim; 9. Shkalla e moralit; 10. Kapaciteti për hakmarrje ndaj një personi të ngushtë nga frika e kapacitetit të atij personi për t’ia kapur dobësitë e numëruara më sipër.

Pra, Shaqir Fetai nuk është trim, por, reagimet e tij të zhurmshme bëhen zakonisht kur ai nuhat se dikush po merret me dobësitë e tij karkteristike për paranoidin. Nga periudha e UDB-së institucione të caktuara shtetërore kanë trashëguar profilin psikologjik të Shaqir Fetait dhe, pa asnjë dyshim sot ia prëdorin për shantazhime të ndryshme. Prandaj “liderët” e këtillë janë të dëmshëm për shoqërinë shqiptare, prandaj sa më parë duhet të shporren nga pozitat kyçe në shoqëri.

Paranoidi Shaqir Fetai nga dhuna (shantazhimi se do të nxirret para drejtësie dhe se do të kalbet burgjeve maqedonase për veprimet e veta antikushtetuese gjatë instalimit të tij në krye të BFI-së  dhe për një sërë veprimesh kriminale në raport me vakëfin dhe gjatë kohës sa ka qenë myfti e anëtarë Rijaseti);

Frika nga UDB-ja (do t’ia publikojnë dosjen e tij policore përmes së cilës do të dëshmohet se ai ishte agjent aktiv i UDB-së, prandaj dhe ishte insistuesi më i madh te Sulejman ef. Rexhepi për ta bindur që të pozicionohet kundër lustrimit të teologëve në Maqedoninë e Veriut);

Frika nga drejtësia që mund të dëshmojë për korrupsion, krim dhe vjedhje të organizuar (gjë që mund të çojë deri në konfiskim të pronës së arritur në mënyrë të pandershme);

Frika se DBK-ja mund t’ia zbulojë qëndrimet ndaj elemeteve luftarakë shqiptarë si dhe përfshirjen e tij dhe të familjarëve në spiunimin e elementeve patriotike shqitare;

Një sërë frikërash, dyshimesh dhe mosbesimesh e bëjnë Shaqir Fetain paranoid tipik dhe shumë të rrezikshëm.

Ajo çfarë është në gjendje të bëj Shaqir Fetai me këtë profil psikologjik as për së afërmi nuk është përfshirë në tërë atë opus shkrimesh të shtrirë në këtë libër si dhe në sërë media dhe në rrjete sociale. Prandaj largimi i tij nga skena publike sa është urgjencë historike e kombëtare aq më tepër është edhe obligim kombëtar, sepse, dëmi i tij prej paranoidi kohëve të fundit ka prekur edhe nëpër strategji të rëndësishme dhe jetike kombëtare.

 

“Libri na e evokon të kaluarën, libri na e projekton dhe formëson të ardhmen”

Ndërsa psikologja nga Maqedonia e Veriut, në pjesën e punimit të vet bashkangjitur në raportin mbi profilin psikologjik të Sulejman Rexhepit, veç të tjerash thotë: “Simbioza e psikikës dhe trupit e përbën ekzistencën tonë, pasqyrën tonë dhe ekspresivitetin e kapaciteteve tona mendore si dhe veprat në raportet tona interpersonale me të jashtmen. Kjo është ndërgjegja jonë, procesi evolutiv fundamental përmes të cilit, falë aftësive psikofizike të dhuruara nga nëna natyrë, me kalimin e kohës personaliteti mbledh dhe ngrit brenda vetes arsimim, edukatë, njohuri, përvoja, norma sociale, morale, etike dhe shpirtërore. E tëra kjo vjen gjithnjë e më shumë duke u pjekur në rrethin ku jeton, në rrethin familjar dhe në atë që e rrethon”, thotë psikologja.

Ajashe O. nënvizon se këto janë ato normat kryesore që e formojnë arkitekturën psikike të një personaliteti, që e formojnë dhe ndërtojnë psiko-profilin e tij.

Psikologjia moderne, njohuritë mbi personalitetin e pjekur i mbindërton përmes njohurive mbi socialen që paraqet një përmbledhje të proceseve mendore që i ngërthejnë interkacionet tona sociale gjatë kontakteve me të tjerët, me rrethin, me realitetin si dhe me projektimin e specifikës së qëllimeve, planeve, dëshirave, mendimeve, besimeve, emocioneve dhe veprimeve tona.

Kapaciteti i njohjes sociale në emër të intelegjencës emocionale, na udhëheq dhe drejton me sjelljen tonë sociale, me adaptimin tonë si një faktor shumë i rëndësishëm në pranimin por edhe në reagimin adekuat dhe real, apo në reagimin tonë joadekuat histerik, në interakcionet tona të paparashikuara sociale.

Sot, konstaton psikologia Ajshe O. neuroshkenca e vërteton arkitekturën e psiko-profilit tonë, me njohuri të shumta që i kemi regjistruar në kujtesën tonë. Çështja është: kush e formon, kush e shton dhe kush e inkorporon pjekurinë intelektuale me brum mental dhe emocional në personalitetin tonë? Ekziston vetëm një përgjigje! Libri dhe rezervuari i begatë i njohurive. Libri na e evokon të kaluarën dhe kjo memorie na drejton me urtinë: libri na e projekton dhe formëson të ardhmen.

Nisur nga ky fakt, libri “Tradhetia dhe komploti i Shaqir Fetait në kohë pandemie” me synim për t’u pasuar edhe nga vëllimet e tjera (deri sa të ikë Shaqir Fetai), na ofron aq shumë informacion mbi Shaqir Fetain, personin më kontravers në Maqedooninë e Veriut, sa, është fare e lehtë ndërtimi profesional i profilit psikologjik të tij. Në shkrime mbase mund të ketë ekzagjerime, porse faktet dhe argumentat janë të pamohueshme; të gjitha sjelljet dhe veprimet e deritanishme të Shaqir Fetait dëshmojnë se ky libër në fakt në mënyrë të përkryer pasqyron psikologjinë proplematike të portretit të Shaqir Fetait, përfundon psiklogia, Ajshe O.

….

Libri

TRADHËTIA DHE KOMPLOTI I SHAQIR FETAIT NË KOHË PANDEMIE

 

 

Leave a Reply