Ish presidenti Bujar Nishani ka reaguar lidhur me protestën e zhvilluar ditën e dejeshme në selinë blu.
Nishani ka publikuar foto të protestuese të plagosur dhe të shtrirë përtokë nga gazi lotsjellës. Ai shkruan se për herë të parë Policia e Shtetit goditi me dhunë brutale anëtarët dhe drejtuesit e opozitës brenda selisë së tyre qëndrore.
“Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, Policia e Shtetit (supozohet të jetë e shtetit), goditi me dhunë brutale anëtarët dhe drejtuesit e opozitës brenda selisë së tyre qëndrore. Dhunë e hapur dhe publike në shërbim të qeverisë në përpjekjen e saj për të eleminuar pluralizmin. Liria nuk ka çmim”, shkruan Nishani.