Protesta në Kosovë, 30 ditë burg deputetes së AAK-së

Gjykata Themelore e Prishtinës pranoi kërkesën e Prokurorisë për 30 ditë burgim për deputeten e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi.

Deputetja e AAK-së u arrestua më herët për shkak të trazirave të ndodhur një ditë më parë në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ku do të diskutohej projektbuxheti për vitin e ardhshëm.

Vendimi i Gjykatës Themelore rindezi protestat e mbështetësve të opozitës në rrugët e Prishtinës. Ata i vunë flakën një automjeti pranë godinës së Qeverisë, ndërkohë që policia ndërhyu duke shpërndarë protestuesit me gaz lotsjellës.

Ndërkohë, deputetë të opozitës shprehen të vendosur për të vazhduar protestat e tyre kundër marrëveshjeve me Serbinë dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Deputeti i VV-së, Dardan Molliqaj tha: “Ose do të na arrestojnë të gjithëve, ose nuk do të mbesë asnjë prej nesh i gjallë”.

Leave a Reply