Trafiku i tmerrshëm “goditi” mëngjesin e sotëm rrugët e Holandës.
Fermerë dolën në rrugë sëbashku me traktorët e tyre në formë proteste për sanskionet e vendosura mbi ta.
Sipas një studimi kjo protestë ka krijuar trafikun më të madh në historinë e Holandës pasi ishin bllokuar rreth 1200 km rrugë nga protestuesit.
Ligjet dhe sanskionet e vendosura parashikojnë mbylljen e disa fermave si dhe reduktimin e makinerve të punës për shkak të ndotjes së ajrit.
Fermerët deklarojnë se nëqoftëse qeveria kërkon që protestat mos të vazhdojnë atëherë ata duhet të rishikojnë edhe njëherë ligjet e vendosura.
Mes tyre në protestë kishin dalë dhe fëmijë të cilët kishin lënë shkollën për të protestuar.