PS mbledh sot Kongresin e jashtëzakonshëm

Analize për 25 Prillin dhe rifreskim i strukturave

Partia Socialiste mbledh sot pasdite në stadiumin “Air Albania” kongresin e jashtëzakonshëm që mbahet në 30-vjetorin e themelimit të kësaj partie.

Aty pritet të prezantohet vizioni “Shqipëria 2030” si dhe platforma për qeverisjen në 4 vitet e ardhshme.

Në axhendën e punimeve është edhe një analizë për zgjedhjet e 25 Prillit duke vënë theksin te strukturat që nuk kanë funksionuar edhe pse u arrit qëllimi për marrjen e mandatit të tretë.

Një tjetër pikë do të jetë rizgjedhja e strukturave dhe anëtarësimet e reja. Me rastin e 30-vjetorit të themelimit të partisë, do të shfaqet edhe një dokumentar me momentet më të rëndësishme që ka kaluar kjo forcë.

Leave a Reply