Komunistët e periudhës post-komuniste, spiunët përmes të cilëve mbahej ajo ideologji e mbrapshtë dhe, mediokrët që ia “zgjasnin jetën” atij sistemi antihuman, janë tri kategori që në mënyrë plastike dëshmojn se sa të rëndë e kanë të ndryshohen kur ka ndryshime! Pranojnë ndryshimin e sistemit por jo dhe të ndryshojnë vetë, qoftë në karakter qoftë në pozita drejtuese. Sepse, i bie që pastaj ta gjejnë veten në fundbishtin e kalit. Prandaj sot i ke gjithandej, në pozita drejtuese e shërbyese, të thyeshem e të lakueshëm, si marioneta
Nga Mr. Eset Shaqiri
Derisa Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI insiston në ndryshim rrënjësor, si në organizim ashtu edhe në drejtim të këtij Institucioni shekullor islam në RMV, “struktuera mentale” e përfaqësuar nga instalacioni politiko-partiak, Shaqir Fetai, as që pranojnë të ketë ndryshime. Pse, çka thotë temperamenti i kësaj “strukture”? Kush mundohet t’i rezistojë ndryshimeve nëse jo ata që i frikësohen ndryshimeve Po pse Shaqir Fetai dhe myhybtë e tij aq shumë i frikësohen ndryshimeve? Mbase tashmë deri në palc janë frikësuar nga Shaqir Fetai me atë rrëfimin e plakave të ngrata nëse nuk fle vjen “babaroga” e të ha, ose “nëse nuk më bindeni mua e nuk më qëndroni nën këllqe, vjen Afrimi e ju “ha”!
Kush ka frikë nga ndryshimet? Vetëm ata që që e njohin veten, që e dinë se nuk dinë të punojnë ndryshe, që nuk mund t’i përshtaten ndryshimeve ngase ndjehen shumë komod në “standardet” që i ka instaluar Shaqir Fetai: pasivitet, servilizëm dhe nënshtrim – përtej kësaj do të ndjehen si të burgosurit që kanë rënë në rini në burg e që lëshohen pas 30-40 viteve: sapo ata të dalin jashtë portave të larta të burgut, sërish kthehen brenda, sepse në mungesë të kontaktit me jetën e jashtme, humben, nuk dinë të funksionojnë në këtë ndryshim kaq radikal!
Shaqir Fetai me marionetat e veta nuk mund ta përceptojnë ndryshimin si diçka në të cilën ka edhe humbje por ka edhe fitim, madje fitimi gjithnjë është mijëra herë më i vlefshëm se dëmi nga humbja! Pa dyshim që një fitim i tillë do të sillte vlera edhe në punë, edhe në jetë, edhe në shoqëri! A mund të lejojmë që të gjitha këto vlera, tërë ky përfitim madhor të humbë për shkak të friikës së Shaqir Fetait nga ndryshimet eventuale?!
Servilët e Shaqir Fetait nuk duan ndryshime, sepse janë më se të bindur se mirë janë kështu, sepse nga ndryshimet askush nuk përfiton asgjë, nuk mësojnë asgjë të re, madje as që kanë nevojë të mësojnë të renë, sepse u mjafton kjo “dituri” e “njohuri” që e kanë! Këta nuk duan t’ia dinë se, ata mundet edhe të mos përfitojnë asgjë, sepse nuk e kanë koncepin mbi të renë, por ama ndryshimet gjithmonë i kanë sjellë përfitime të mëdha opinionit të gjërë! Nga reformat mund të mos pëfitojë asgjë Shaqir Fetai dhe as “shaqirovcit” e tij të BFI-së, por ama, popullata myslimane gjithësesi që do të përfitonte ndjeshëm!
Shaqir Fetai ta përkujton atë figurën e mbretit në fushë të shahut! Përreth i ka mbretëreshën, oficerët, kuajt, topat, përpara i ka ushtarët. Ata presin të lëvizen por vetë nuk mund të lëvizen. Fuqia dhe roli i tyre do të vie në pah varësisht intelegjencës dhe shkathtësisë së lëvizësit! Shaqir Fetai nuk mund të funksionojë pa marrur urdhëra sabah për sabah! Nuk mund të lëvizë pa lëvizësin! Mbreti i shahut, si Shaqir Fetai, duhet të mbijetojë deri në fund dhe, për këtë mbijetesë do të jetë në gjendje ta flijojë mbretëreshën, oficerët, kuajt, topat madje edhe ushtarët. Sepse, nëse vdes mbreti i pari, është mat, fundloja!
Shaqir Fetai nuk është nga ata ”mbretër” që do të sakrifikohej vetë për hirë të së mirës së përgjithshme, nuk do të jepte asgjë nga vetja për të pëfituar myslimanët e vendit! Sepse ai konsideron se nuk ka asgjë çfarë të japë, prandaj duhet të marrë sa më shumë nga myslimanët e vendit që të ketë pastaj se çfarë t’u japë! Ai këtë raport nuk mund ta konceptojë si sistem, si vlerë e përgjithshme, si mirëqenie dhe prosperim, por e koncepton vetëm si mundësi për përfitime personale. Të vetmin ndryshim që e ka pranuar dhe që tashmë e ka etabluar mirë ndër myhybët e vet është shkeljet kushtetutare deri në mohim të Kushtetutës së BFI-së dhe në institucionalizim të anarkisë! Më mirë të bëhet ashtu siç thotë Shaqir Fetai, sepse mund të vie Afrimi e pastaj… Pastaj mund të marrin fund talljet me organet e BFI-së, siç ishte tallja e fundit e Shaqir Fetait me Kuvendin e BFI-së, mund të marrin fund rrogat arabe për Shaqir Fetain, mund të marrin fund vjedhjet e vakëfit apo përfitimi i përkrahjes politike në këmbim të vakëfit për politikanë, apo, dorëzimi i të gjitha banesave të përfituara hajnisht në objektet që po ngriten te “Komunaleci”… Meqë ra fjala për “Komunalecin”, gjithësesi që, bashkë me ndyrshimet që do të ndodhin në BFI do të shtyhet edhe procesi gjyqësor për të hetuar krimin që po i bëhet BFI-së me “harrimin e ndërtimit” të Hotelit të BFI-së gurthemeli i së cilës zyrtarsht u hodh katër vite më parë e që duhej të përfundonte brenda dy viteve. Dëm kolosal ky për vakëfin e BFI-së! Ata që duhet të përfundojnë në burg duhet edhe të frikësohen nga ndryshimet! Por ama, burgut nuk mund t’i shpëtojnë, siç nuk mund t’i rezistojnë pas konfiskimit të vakëfit të vjedhur!