PSE “GJUETIA E SHTRIGAVE”!

Në Mesjetë, në kohën e inkuizicionit, të sëmurët psikikë i hidhnin në ujë, duke menduar se ata kishin djallin brenda. Po të mos mbyteshin, i quanin fajtorë dhe, meqenëse s’i zhduku uji, i hidhnin në zjarr. Kjo bëhej e organizuar nga kisha. Në emër të kësaj fushate çnjerëzore u luftuan fallxhorët dhe bashkë me ta edhe dijetarët dhe shpikësit e mëdhenj që fusnin të reja shkencore, të cilët i quanin magjistarë. Shprehja “gjueti e shtrigave” ka mbetur në kuptimin e një përndjekjeje të egër ndaj njerëzve të pafajshëm dhe përparimtarë.(Hejza)

Leave a Reply