Edhe pse fillimisht u përfshi në listën e lojtarëve të grumbulluar të PSG-së për ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Champions League ndaj Barcelonës, klubi francez ka bërë të ditur se Thiago Silva do të qëndrojë në Paris për t’u rekuperuar nga dëmtimi që pësoi në ndeshjen e parë ndaj katalanasve.
Tjetër mungesë e francezëve do të jetë edhe mesfushori Thiago Motta.
PSG humbi takimin e parë çerekfinal ndaj Barcelonës me rezultatin 3-1 dhe i nevojitet një mrekulli për të kaluar në gjysmëfinalet e Champions League.
Ndeshja Barcelona-PSG do të luhet të martën, në orën 20:45.