Publikohen temat e debatit të parë mes presidentit Trump dhe ish-nënpresidentit Biden

Moderatori i debatit presidencial të 29 shtatorit në Shtetet e Bashkuara mes kandidatit demokrat Joe Biden dhe presidentit të tanishëm republikan Donald Trump ka publikuar gjashtë temat e tij.

Presidenti Trump dhe ish-nënpresidenti Biden do të debatojnë mbi historinë e arritjeve të tyre, plotësimin e vendit bosh në Gjykatën e Lartë, pandeminë e koronavirusit, ekonominë, marrëdhëniet racore dhe dhunën në qytetet amerikane, si dhe integritetin e zgjedhjeve. Temat u zgjodhën nga moderatori Chris Wallace, gazetar i kanalit Fox News.

Moderator Chris Wallace of FOX News looks at the audience and asks them for silence before the third presidential debate at UNLV in Las Vegas, Oct. 19, 2016.
Moderator Chris Wallace of FOX News looks at the audience and asks them for silence before the third presidential debate at UNLV in Las Vegas, Oct. 19, 2016.

Duke filluar në orën 21:00 me kohën e Uashingtonit, kandidatët do të kenë 15 minuta për të debatuar në secilën nga temat gjatë debatit 90 minutësh, i cili do të zhvillohet pa ndërprerje reklamash.

Lista e temave mund të ndryshojë nëse do të ketë zhvillime të reja para fillimit të debatit.

Debati i parë është planifikuar të zhvillohet në Universitetin Case Western Reserve dhe Klinikën Cleveland në Klivlend të Ohajos.

Leave a Reply