Në kartolinën e urimit për këtë fundvit, drejtuar Presidentit amerikan Barak Obama, homologu i tij rus Vladimir Putin ishte kujdesur që të theksonte edhe rolin e Moskës dhe Uashingtonit në garantimin e sigurisë globale.Ky mesazh vjen në një kohë që raportet mes dy vendeve janë tensionuar teksa SHBA dhe BE kanë vendosur sanksione të gjera ekonomike mbi njerëzit më të afërt të Putin. Në letrën e Putinit për Obamën thuhet se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë një nga faktorët kyç në ofrimin e sigurisë ndërkombëtare. Lajmin e konfirmojnë mediat ruse duke cituar zyrën e shtypit të Kremlinit. “Ky vit ka konfirmuar se marrëdhëniet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara janë një nga faktorët kyç në ofrimin e sigurisë ndërkombëtare. Kreu i shtetit rus shprehu sigurinë e tij, se në organizimin e dialogut konstruktiv dhe bashkëpunimin për interesat e njëritjetrit, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara duhet të llogarisin në mënyrë efektive sfidat dhe kërcënimet e reja, dhe mund të bashkëpunojnë në zgjidhjen e krizave në rajone të ndryshme”, thuhet në njoftimin për shtyp të zyrës së shtypit të Presidentit rus. /Panorama/(m.k/BalkanWeb)
Zelensky bisedë me kryeministrin Fico: Kemi nevojë për marrdhënie të forta
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka theksuar nevojën për “marrëdhënie të forta” mes Kievit dhe Bratislavës gjatë një bisede telefonike me…

