Nga qyteti i Durrësit në turin e dëgjesave Edi Rama u shpreh se “Cdo qytetar që do të dojë të jetë pjesë e koalicionit do të jetë në një lidhje drejtpërdrejt me qeverinë sikur janë depotetët.
Dua të flas për Raportin për komentet e njerëzve për në cilët shprehën pakënaqësi. Nuk ka listë të zezë, por komentesh për ata që janë të interesuar ta lexojnë.
Kush e intereson si metodë të re dhe instrumenti që do të vendosim në lëvizjen një klimë presioni, terrori, nuk ka kuptuar asnjë gjë. Ne nuk do të shfrytëzojmë asnjë pakënaqësi apo ankesë të pa argumentuar për t’i rënë në qafë askujt.
Gjithcka do të bëhet në mënyrë ligjore dhe transparente dhe mekanizmi është duke u ndërtuar, nuk është cështje qytetari dixhital apo fletë rrufesh, por e strukturuar deri në detaje dhe kush është hedhur përpjetë duke pretenduar se ka venë re një shkelje të të drejtave të njeriut nuk di se cfarë thotë, pasi janë thjeshtë komente të bëra nga nejrëzit, thjeshtë janë përmbledhur.
Mekanizmi që do të ndërtojmë do të jetë i strukturuar, platforma që po përgatisim, një ushtri për punën ballafaquese dhe argumentuese ligjore për t’i cuar zyrtarët aty ku kanë vendin nëse sillen si harbutë dhe përplasin derën në surrat njerëzve.
Edhe një muaj tjetër tur dëgjesash në kushte nuk është i lehtë, por i domosdoshëm sepse duam të hapim një faqe të re” tha ai.
Rama: Qeveria e re më e vogël, do shkrijmë shushunjat
Nga qyteti i Durrësit në turin e dëgjesave me qytetarët pas fitores me 74 mandate që i dhanë në 25 qershor, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se qeveria e re do të jetë më e vogël se ajo e mandatit të parë, pasi disa ministri dhe agjenci do të strukturohen.
Gjithashtu gjatës fjalës së tij, Rama iu rikthye përdorimit të termit ‘Shushunjë’ e përdorur gjatë fushatës kundër partive të vogla, kryesisht LSI-së.
Kryeministri deklaroi se i gjithë grupi i shushunjave do të shkrihet, ndërsa punonjësit që do të largohen nga administrata për mospërfillje të njerëzve nuk kanë të drejtë të afrohen për 10 vite.
“I gjithë grupi i shushunjave do të shkrihet, pasi janë aty jo për t’i shërbyer njerëzve. Të gjitha këto po i përgatisim që në fillim të shtatorit të jemi gati me blloqet e mëdha duke filluar nga qeveria e re, që do të jetë më e vogël, më eficente dhe patjetër, do të ketë kapacitetin për të garantuar bashkëqeverisjen.
Nuk do të ekzistojnë më ministri dhe agjenci që nuk begenisin ti lexojnë dhe jo t’u kthejnë përgjigje njerëzve. Struktura e komunikimit me njerëzit do të jetë e re dhe e fuqishme për të verifikuar cdo ankesë. Ata që largohen nga administrata për arsye mospërfillje të njerëzve nuk kanë të drejtë të afrohen për 10 vite” deklaroi Rama.
Ankesat e PD dhe LSI për zgjedhjet, Rama: Vettingu ka nisur…
Kryeministri Edi Rama ka theksuar gjatë fjalës së tij se procesi i Vettingut ka nisur, ndërsa ka ironizuar PD dhe LSI për ankesat për vjedhje të vjedhjeve.
“Vettingu ka filluar dhe shumë shpejt do të japë rezultate. Do të ketë bashkim të fortë interesash, pasi është, ti lutesh Zotit na ruaj mend e kokës kur dëgjon kush ankohet për zgjedhjet dhe tjetërsimin e votës, por ne e dimë nga brenda kush janë themi Zot na ruaj mendjen se u bëmë si këmbët e dhisë’ tha ai.