Rama me ministren e Jashtme të Suedisë: Folëm për sfidat e OSBE dhe bashkëpunimin mes dy vendeve, kryesore lufta ndaj bandave

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde, foli për sfidat e OSBE, nën kryesimin e Shqipërisë por dhe Suedisë si vendi që do të marrë pas Shqipërisë kryesimin.

Rama tha se “ ne kemi folur për temat e OSBE, meqë presidenca e radhës i kalon Suedisë, kemi folur për një zgjidhje me dialog për Bjellorusinë, kemi një diskutim konstant gjithashtu për të gjitha temat, që një pjesë e të cilave nuk janë të lehta. Për shumicën prej tyre kemi qasje të dakordësuar.

Jemi duke diskutuar dhe për atë që është sfidë për ne si përzgjedhja e drejtuesve të lartë të organizatës pas asaj që ndodhi me rrëzimin e paketës së parë të kandidaturave diçka e pandodhur më parë për historinë e OSBE.

Kemi diskutuar në aspektin e integrimit europian, një proces ku miqtë suedez janë mbështetës, për procesin por dhe për bashkëpunimin bilateral, ku kemi arsye tu jemi mirënjohës.

Projekte me Suedinë kanë sjellë cilësi, mësime, kanë vlejtur për të hedhur hapa më tej. Jemi të lumtur që së shpejt do kemi ne vend çeljen e një investimi suedez të veçantë në turizëm.

Kemi diskutuar për një hap të ri në bashkëpunim, në siguri dhe kundër krimit të organizuar, që të koordinojmë më mirë luftën kundër tij.
Jemi absolutisht të gatshëm të çojmë në Suedi oficerët tanë dhe të sjellim këtu ata suedezë për të shtrënguar këto grupe kriminale”.

Leave a Reply