Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një bashkëbisedim me qytetarët në Korçë.
Rama vlerësoi punën e mjekëve në luftë me pandeminë ndërsa komentoi edhe çështjen e vaksinimit kundër virusit.
Kreu i qeverisë tha se furnizimi do të nisë me një sasi më të vogël se ajo e premtuara, duke filluar nga e hëna, por sasitë do të vijnë duke u rritur shpejtë.
Gjatë këtij bashkëbisedimi, Rama ka treguar dhe 3 skenarët e vaksinimit anti-COVID.
“Përsa i përket vaksinës ju po e ndiqni se çfarë po ndoh në Europë, me vështirsinë që po kanë vendet për të garantuar furnizimin sipas kushteve të vendosura më parë, ky është pretendimi i tyre. Për shkak se kompania ‘Pfizer’ ka bërë një frenim të prodhimit me argumentin që i duhet pak kohë për të financuar investimin në rritje të kapaciteteve të prodhimit. Është e kuptueshme që gjithë planeti do vaksinë, por më vjen mirë që ja dolëm të dalimnga rrethimi,ku u gjendëm pa dëshirë dhe jo për fajin tonë.
Ne në radhë të parë më vjen mirë që ia dolëm të dalim nga rrethimi ku u gjendën pa dëshirën dhe jo për fajin tonë, së bashku me vende të tjera që u lanë jashtë dhe arritëm të kemi një marrëveshje me pfizer pa prit COVAX dhe që nuk dihet kur do fillojë.
Kemi një kontratë me Pfizer për 500 mijë doza e rinovueshme. As ne nuk bëjmë përjashtim nga e përgjithshmja, nuk i patëm në kohë vaksinat, kemi marrë konfirmimin që do të nisë furnizimi nga Pfizer ditën e hënë, shpresoj mos marrim njoftim tjetër. Do nisim me një sasi më të vogël se e premtuara po do të vijnë duke u rritur shpejt. Jemi afër dozës së dytë për ata që e kanë marrë dhe në momentin që nis furnizimi do kemi mundësi ta shtrijmë shumë shpejt për ju, mjekët e infermierët. Kemi negociata të avancuara me Astrazenecan, janë disa vaksina të tjera që janë rrugës për të dalë. Është një luftë e paimagjinueshme interesash e prapaskenash për të gjetur shtegun për të qenë më afër vaksinës. Nuk do të kemi mungesa si doza. Unë jam shumë optimist që nga pikëpamja e kapaciteteve si doza nuk do të kemi mungesa, planin e kemi me 3 skenarë. I pari është që ta kryejmë vaksinimin për 14 muaj. Skenari tjetër është 18 muaj dhe tjetri ose 22 ose 24 muaj në mos gaboj. Ne do të jemi në rrugën e duhur edhe në këtë aspekt”, u shpreh Rama.