Rama plan me sipëmarrësit turk: Nga infrastruktura, sistemi i kontrollit me dron dhe fabrika e vaksinave

Kryeministri Edi Rama është takuar gjatë takimit të tij në Ankara me sipërmarrësit e ekselencës turke ku kanë diskutuar për ndërtimin e 7 lloje vaksinash në Shqipëri dhe Teknopark Albania, një qendër e teknologjisë së lartë në periferi të kryeqytetit, për kompanitë HighTech.

Pjesë e planit të bashkëpunimit është edhe sistemi i kontrollit të territorit me dronë dhe programi i mandatit të tretë për infrastrukturën kombëtare.

“Ankara – Ditë bashkëbisedimesh të detajuara me sipërmarrje të ekselencës turke për:

* Ndërtimin e fabrikës së 7 llojeve të vaksinave, si zemra e një qendre të klasit të parë të prodhimit farmaceutik

* Teknopark Albania, një qendër e teknologjisë së lartë në periferi të kryeqytetit, për kompanitë HighTech, Start Up-et e kërkimin shkencor, sipas modelit të suksesshëm të jetësuar në Turqi, si katalizator i transformimit ekonomik e social dhe krijimit të vendeve cilësore të punës për të rinjtë

* Sistemin e kontrollit të territorit të vendit me dronë superinteligjentë, për prodhimin e të dhënave në kohë reale mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet, rendin publik natyrisht e të tjera akoma

* Programin e Mandatit të Tretë për infrastrukturën kombëtare “, shkruan Rama.

 

Leave a Reply