(Lidhur me pseudointervistën e Shaqir Fetait që dje (13.11.2020) e kishte incizuar në pikë të drekës, përgjatë ezanit, me qëllim që të emitohet në mbrëmje nga ana e Tv Uskanës)
Shaqir Fetai, ky shkelës i paekzemplarë në historikun e BFI-së i të gjitha akteve normative të Institucionit fetar islam, që janë konform porosive kuranore si dhe të praktikës së Pejgamberit a.s., nuk guxon të përballet me mbrojtësit e kushtetutshmërisë së BFI-së dhe të debatojë rreth të gjitha planeve ogurzeza të tij për këtë Institucion. Sa herë që dëshiron të dalë në ekran televiziv, të shikojë se sa “i bukur” është e sa është “intelektual i kalibrit të maaadh” ai kurdisë, duke paguar, ndonjë televizion lokal (sepse, është i vetëdishëm se në tv-të lokale edhe mundësitë për sharje e komente në fb janë më të pakta, kurse në tv-të nacionale ofendimet, sharjet, shfryerja e urrejtjes kundër tij është me bollëk).
Në këtë monolog të TV Uskanës Shaqir Fetai “vergllati” për një orë vetëm rreth dy çështjeve: problemi financiar dhe ai i administratës, si e paska “ndalur” rrjedhën e parave të shenjta të myslimanëve të vendit si dhe rrjedhën e dokumenteve nga administrata e BFI-së!
Shaqir Fetai qenka dashur që të bëhet “kreu i BFI’së” e të kuptojë se BFI-ja ka probleme të theksuara financiare! Nuk e paska ditur më herët? Ndërsa islamikisht si dhe me Kushtetutë Shaqir Fetai ka qenë i obliguar që të dijë në çdo sekond mbi financat e BFI-së dhe të raportojë në bazë, prej nga ka vjelur të hyra fnanciare për BFI-në! Shaqir Fetai, si myfti, me Murasele të Sulejman Rexhepit, ka vjelur financa, ua ka marrur myslimanëve të territorit të Myftinisë së Gostivarit, fitra, zeqat, kurbanë, pagesa për haxh, por, a e di se ku i ka çuar ato para, a e di se si janë menaxhuar, a është interesuar ndonjëherë për djersën e myslimanëve të territorit të vet? Kurrë! Prandaj Shaqir Fetai na del kaq hipokrit! Sot, flet se nuk paska qenë puna mirë, por që sapo të zgjidhet ky farë mjerani në krye të BFI-së do ta rregullojë problemin!!!
Shaqir Fetai është shpërdoruesi direkt i parave të shenjta të myslimanëve të zonës së Gostivarit! Shaqir Fetai është dëbuesi kryesor i ndërtuesve të vakëfit që në emër të Bankës Islamike dëshironin që kësaj Myftinie t’ia “falnin” një vakëf në vlerë prej 9 milion dollarëve! Shaqir Fetai ia ka dorëzuar paratë e myslimanëve të Gostivarit “babait të vet shpirtëror” të cilat shpenzoheshin nëpër ahengje ku Shaqir Fetai kalonte në delir duke bërë qejfe e zef, pa mbajtur kurrfarë llogarie për shejtërinë e djersës së myslimanëve të territorit të Myftinisë që e “menaxhonte ai”, Gostivarit. Shaqir Fetai përplotë 18 vite ka lejuar dhe kurrë nuk ka kërkuar më të voglën përgjegjësi për keqpërdorimin dhe keqmenaxhimin e parave të myslimanëve të Myftinisë së Gostivarit.
Shaqir Fetai është ekspert, është “shkollë e vjetër” e shpërdormit të parasë së shenjtë të myslimanëve që e japin në formë të fitrit, zeqatit apo të kntributeve të ndryshme islame.
Shaqir Fetai është manipulant i llojit të vet në mesin e myslimanëve, është hipokrit, mynafik, demagog dhe, së fundmi, edhe me dokument, dëmtues i kauzave të rëndësishme historike kombëtare e fetare.
Shaqi Fetait i djeg se dokumentet e ish-administratës së BFI-së qenkan shpërndarë anembanë botës. Për çfarë dokumente po flet ky i shkretë! Madje dokumenteve i jep peshë arkivore? Asnjë dokument i kësaj natyre nuk ka dalur, sepse, nëse ka dalur atëherë atë e ka distribuar vetë “bashkëpatrioti” i tij. Shaqi Fetait i dhemb se si në opinion kanë dalur dokumentet që flasin për keqpërdorime financiare, që flasin për vjedhje epike që janë kryer nga banditët e llojit të vet, si dhe për moskokëçarje për këto vjedhje. Kanë dalur dokumente që flasin për keqmenaxhim financiar nga vetë Shaqir Fetai dhe nga shokët e tij. Akoma s’ka parë gjë Shaqir Fetai!
Prandaj, angazhimi i tij për mirëqenie financiare dhe për themelim të arkivit në kuadër të BFI-së janë vetëm përpjekje të një hipokriti dhe mynafiku për t’u vetëamnistuar nga një përgjegjësi kushtetuese për ç’gjë pa dyshim që do ta ket përjetë, si myhyr në ballë, mallkimin e Zotit Fuqiplotë.
Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI