Renegati me vlera të surrogatit

Shaqir Fetai plotë tri dekada i ka shërbyer një kauze, plotë tri dekada ka qen bashkëpunëtorë i Sulejman Rexhepit dhe realizues i të gjitha ideve dhe synimeve të tij; plotë tri dekada ka qenë i përkorë në vijën e Sulejman Rexhepit dhe, më në fund tradhëton, duke hequr dorë nga bindjet dhe qëndrimet e mëparshme. Këtij tipi që tradhëton në kohë përpjekjesh për një të armdhme më të lumtur islame, i thonë renegat

Shkruan: Sabit Ibrahimi

Këto ditë kemi lexuar e stërlexuar një analizë sa të thuktë aq edhe të thellë mbi shkeljet kushtetuese që nga paraqitja e parë e Shaqir Fetait si “pretendent” për fronin e reisit e deri te caktimi i tij në krye të kësaj detyre me ndihmën e elementeve të caktuara të pushtetit aktual. “Reis” politiko-partiak i imponuar nga faktorët që nuk kanë dy lidhje me islamin dhe i “miratuar” nga një strukturë e tërë e shantazhuar deri në palcë të kurrizit.
Analiza është bërë nga Këshilli për mbrojtjen e kushtetutshmëris së BFI-së, me titull “SHKELJET DHE MASAKRIMI I KUSHTETUTËS SË BFI NË RMV”! Sipas kësaj analize, Shaqir Fetai dhe lakejt e tij kan shkelur mbi 30 nene të Kushtetutës, tërë esencën juridike-islame të një Institucioni fetar islam. Dhe, sa po të lexohet kjo analizë mbi kaq shumë shkeljesh të esencës islame, shtrohet pyetja me automatizëm: çfarë ka ngelur islame në atë Institucion?
Shaqir Fetai, për nga përbërja etnike në BFI, është minoritar partiak. Është e vërtetë se, BDI-ja është parti më e madhe shqiptare (dhe e përzier etnikisht) në vend! Gjithnjë ka fituar me 100-130 mijë vota. Do me thënë se, është “reis” i këtyre votav, ndonëse në mesin e këtyre 130 mijë myslimanëve, nja 100 mijë nuk e duan pas publikimit të një dokumenti që flet (e që asnjëherë nuk u demantua) për lidhjet e tij me strukturat antishqiptare të shërbimeve të huaja intelegjente.
Në Maqedoni janë edhe nja 700 mijë myslimanë që nuk kanë lidhje me këtë parti, prandaj, lideri i BFI-së duhet të jetë mbipartiak, lider i të gjithë elektoratit mysliman, i të gjithë strukturave udhëheqëse të partive politike të bllokut mysliman si dhe lider i të gjithë liderëve partiakë. Pra, lider mbipartiak!
Marrë parasysh këtë fakt, Shaqir Fetai i bën këto shkelje të Kushtetutës së BFI-së, sepse, atij i duhet një Kushtetutë që BFI-në do ta bëjë tamam filiale të BDI-së, ndëra të gjithë të tjerët, këta 700 mijë myslimanë, nëse dëshirojnë t’i gëzojnë të mirat e kësaj Kushtetute si dhe të BFI-së le të shndërrohen të gjithë bdista! A ka aventurë më të rrezikshme se kjo ku është futur Shaqir Fetai.
A mundet që edhe më tej të drejtojë me BFI-në një “kryetar” si Shaqir Fetai, i cili do të ngelë në historinë e këtij Institucioni si një “Haxhi Qamil” i vockël, si shkelës i projekteve madhore fetare e kombëtare, si plaku (62 vjet!) më i çmendur që ndonjëherë ia ka mësyer “liderizmit”?!
Në një kohë jo shumë të largët, Shaqir Fetai i votonte për “murted” shkelësit dhe mohuesit e Kushtetutës së BFI-së (rasti i të ndjerit Jakup Selimovski). Së këndejmi, Shaqir Fetai, njeriu që i ra mohit tri dekadave kontribut në BFI, vetëm e vetëm që të realizohet projekti anti-BFI i pushtetit aktual maqedonas, e ka hak epitetin RENEGAT!
Tri dekada kontribut i pëshurri sepse paskan qenë nën komandën e Sulejman Rexhepit! Sulejman Rexhepi duhet të shkarkohet, të linçohet, dhe të paralizohet, që mos të ketë mundësi ta thotë asnjë fjalë për ato tri dekada të Shaqir Fetait deri sa ka qenë “myhyb” i tij.
Ky lloj tipi, si Shaqir Fetai, me kaq shumë shkelje kushtetuese në Institucion ku ka shërbyer tri dekada, kualifikohet me të drejtë renegat, kurse ai që turpshëm hedh vështrim mbi tri dekada kontribut, nëse kanë qenë të gabuara, ai tërhiqet fare, duke mos dalur kurre më nga katër muret e dhomës.
Dhe, kur renegati mundohet që të imponohet si produkt natyror, ndërkohë që është kokë e këmbë i falsifikuar, atëherë themi se kemi të bëjmë me një surrogat.
Kur renegati pajiset me vlera të surrogatit, ky po që është shenjë e kijametit.
Zot, na ruaj nga kjo biçim krijese!

Leave a Reply