Respekti formal që prodhon injorim, nënçmim, ofendim…

Cilido ndërkombëtar, në cilëndo derë të myslimanëve të vendit të trokasë, është i
mirëpritur e i nderuar deri në kupë të qiellit. Por, le të provojë Shaqir Fetai e le të trokasë në cilëndo derë të myslimanëve të vendit! Më së paku që mund të përjetojë, do të jetë pështyerja surratit

 

Shkruan Muzafer Dashi

 

Ka momente, vijnë situata, krijohen rrethanat që, ndaj një institucioni të shprehet respekti, fromal. Kjo, kryesisht për shkak të peshës apo rolit, ose edhe kur në krye të institucionit gjendet
një person i papërshtatshëm, i pandershëm, pa integritet, pa personalitet, thjesht, person kukull!
Megjithatë, ky person “respektohet” formalisht, ftohet nëpër takime formale e joformale, vizitohet e “nderohet”, jo për ndonjë meritë, por, thjesht, për hirë të institucionit që mund të ketë
traditë më të gjatë, që ka një peshë në shoqëri, një rol shumë domethënës e që mund të jetë edhe interes jetik për një shoqëri të tërë.
Një Institucion i këtillë është Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut! Nuk mund të anashkalohet, nuk mund të përjashtohet, nuk mund të izolohet. Natyrisht, i vizituar e i ftuar nëpër evente të ndryshme, i respektuar përmes numrit një të Institucionit, gjithmonë përfaqësohet dhe prezanton përmes të parit, ose të deleguarit të tij, pavarësisht nëse i pari apo i dërguari janë kriminelë, janë horra, janë honxho bonxho, janë matrapazë apo tradhëtarë! Ky problem është raport në mes të “prijësit” apo të deleguarit të tij dhe masës që e përfaqësojnë dhe, ky problem nuk mund të reflektohet, bie fjala, në raporte Institucion-ambsada, Institucion-organizata, Institucion-organe shtetërore apo ndërkombëtare. Faktorë me relevancë jo rallë janë ulur e kanë biseduar edhe me kriminelë e “me kasapë”, me diktatorë e me “kanibalë”!
Ndërkombëtarët e vizitojnë Institucionin e BFI-së, apo e thërrasin nëpër evente “reisin” jo se e duan, jo se kanë simpati ndaj tij, jo se kanë se çka të mësojnë prej tij, jo se është ndonjë intelektual i kalibrit të madh, por, thjesht, e ftojnë si përfaqësues i Institucionit për të cilin kanë respekt të parezervë dhe për të cilin kanë konsiderata me pijetet.
Pa dyshim, faktorët me relevancë kombëtare, shtetërore e ndërkombëtare, sa herë që e thërrasin apo që e vizitojnë Shaqir Fetain, si “të parin” e BFI-së, ndjehen në siklet, ndjehen me faj, ndjehen të turpëruar por, për hirë të respektit që e kanë ndaj Institucionit e gëlltisin edhe këtë “pleh”!
Të gjithë faktorët e dinë se, raporti i Shaqir Fetait me maën e gjërë është zero, është një “dashuri” formale, sa për të thënë, një dashuri që e kamuflon një vullkan urrejtjesh kundër Shaqir Fetait.
Shaqir Fetai nuk mund të jetë i keq për popullatën, nuk mund të urrehet nga masa sepse ka bërë shkelje flagrante kushtetuese, ndërsa të “dashurohet” e të përgëdhelet nga faktorët e vendit apo ndërkombëtarë.
Shaqir Fetai nuk mund të duhet nga të huajt ndërsa të urrehet nga popullata e vet sepse ka përçmuar Institucionin jetik të popullatës!
Nuk mund të duhet Shaqir Fetai nga faktorët relevantë të vendit e të huaj, ndërsa të urrehet nga populli i cili e ka të dokumentuar e të faktuar se ai ka avancuar në karrierë duke qenë nxënës i
oficerit të UDB-së, Stanko Dragoviqit!
Ndërkombëtarët, aq më tepër, e kanë të pamundur që te Shaqir Fetai të shohin një “lidership” të
pranueshëm nga masa e gjërë, sepse është e faktuar dhe e argumentuar se ai vjen në krye të BFI-së si instalacion në formë të telave lëmsh nga pushteti aktual maqedonas!
Mbarë popullata myslimane e vendit tashmë e ka të qartë se Shaqir Fetai BFI-në e ka shndërruar në një mashë plastike në duart e pushtetit aktual!
Megjithatë, faktorët me relevancë, si të vendit ashtu edhe ata ndërkombëtarë, ia tokin dorën e papastër, sepse janë të detyruar nga respekti i patjekalueshëm që e kanë ndaj Institucionit të Bashkësisë Fetare Islame.
Megjithatë, si faktorët e vendit ashtu edhe ndërkombëtarët, duhet të kenë kujdes me këtë respekt, qoftë ky edhe formal, sepse, po prodhon njëfarë përçmimi, njëfarë, injorimi, njëfarë ofendimi që po e ndejnë myslimanët e vendit. Nuk guxojnë asnjë faktor të mendojnë se, meqë masa po e duron këtë tip të pasoj, atëherë edhe ne lidhim raporte, sepse na konvenon! Populli, me këtë heshtje dhe me këtë ofendim që po i duron dallaveret e Shaqir Fetait, thjesht, po shpreh një respekt e një dashuri ndaj faktorit ndërkombëtar. Nuk po dëshiron që t’ia davarisë konceptet, bindjet, përshypjet se popullata myslimanë e vendit është mjaft e disiplinuar, nuk është rrebele, ekstremiste. Pra, nuk është punë, vepër, apo angazhim i Shaqir Fetait për atë që popullata
myslimane e vendit është mjaft e civilizuar, porse, këtë civilizim e ka të hershëm, e ka në gjen.
Cilido ndërkombëtar, në cilëndo derë të myslimanëve të vendit të trokasë, është i mirëpritur e i nderuar deri në kupë të qiellit. Por, le të provojë Shaqir Feai e le të trokasë në cilëndo derë të myslimanëve të vendit! Më së paku që mund të përjetojë, do të jetë pështyerja surratit!
Është ofendim deri në përmasa të situatave konfliktuale instalimi i reisit nga pushteti, apo nga partitë politike. Bashkësia Fetare Islame, kurrë më parë nuk ka qenë, jo degë por, nëndegë partie,
ndërsa tani po!
Prandaj, është mirë që, faktorët e vendit, apo edhe ndërkmbëtarët, nëse nuk dëshirojn që t’i ofendojnë dhe t’i nënçmojnë myslimanët e vendit, disi t’ia bëjnë të qartë Shaqir Fetait se, jo ai,
por të gjitha respeket i gëzon Instiitucioni i Bashkëshisë Fetare Islame që tashmë ka kaluar
traditën gjashtëshekullore. Nuk duhet lejuar Shaqir Fetain që takimet apo vizitat e faktorëve të ndryshëm t’i shesë si “dashuri” dhe përkahje që po ia bëjnë personalisht atij. Sepse, Shaqir Fetai është komplotisti, “terroristi i fshhtë” i cili me ndihma politike, uzurpon një Institucion fetar, e delegjitimon, e degradon, e defaktorizon duke ia mohuar normat juridike, aktet kushtetutare, duke e shkatërruar përditë e më shumë! Është e pabesueshme se, faktorët e rëndësishëm në vend do të
lejonin që të bëhen palë me Shaqir Fetain në kët “përbaltje” të shpirtit mysliman, duke i shprehur
“respekte” qoftë edhe formale! Tashmë është faktuar se Shaqir Fetai është i keq, bukëpërmbysës, gacë e mbuluar, përbindësht… Ai për këtë është shumë i vetëdishëm ndaj dhe, përçdo ditë pret, jo
respekt por, ndëshkimin e pashmangshëm nga Zoti Fuqiplotë!

Leave a Reply