Rezili që njollos konferencat islamike

Konferencat ndërkombëtare janë evente, të cilët, të ftuarit dhe pjesëmarrësit e drejtëpërdrejtë, i shfrytëzojnë sa për ta trajtuar temën e caktuar aq edhe për t’i shpalosur problematikat e vendeve dhe shoqërive gjegjëse prej nga vinë pjesëmarrësit. Por ka edhe nga ata mysafirë që ftohen si spektatorë të eventit sa për t’i dhënë numër pjesëmarrësve, si puna e Shaqir Fetait

Nga Mahir Rexhepi

Bashkësia Fetare Islame jo vetëm në planin e brendshëm por edhe në atë ndërkombëtar ka degraduar deri në mospërfillje. Më herët, nuk bënte vaki që nëpër konferenca e tubime ndërkombëtare të mos dëgjohej edhe zëri i Bashkësisë Fetare Islame përmes përfaqësuesit të saj. Konferenca dhe, përmes saj, e tërë bota myslimane dhe më gjërë, dëgjonin edhe për problemet e shoqërisë myslimane të Maqedonisë së Veriut si dhe të vetë BFI-së! Kësisoj, BFI-ja dashur e padashur shndërrohej në një “qendër vëmendjeje” nëpër konferenca! Opinioni botëror mysliman informohej për problematikat me të cilat përballeshin myslimanët e vendit por edhe dëgjonin konkretisht mbi organizimin brilant dhe angazhimin vetëmohues të myslimanëve të Maqdonisë së Veriut në avancimin e jetës fetare islame në vend. Mediat e ftuara përveç konferencave hapësirë të konsiderueshëm i krijonin edhe përfaqësuesve të myslimanëve nga Maqedonia e Veriut, respektivisht, ish-kryetarit H. Sulejman ef. Rexhepit, i cili me përgjegjësi më të lartë fetare e kombëtare i shfrytëzonte këto evente për ta plasuar të vërtetën e shqiptarëve dhe myslimanëve të Maqedonisë gjithandej botës myslimane. Për këtë dëshmojnë edhe intervistat, fjalimet, referatet, debatet, shkrimet e përfshira në kompletin e tij “Për Fe dhe Atdhe”!
Po sot? Sot BFI-ja nëpër eventet e ngjashme merr pjesë sa për t’i deshifruar përfaqësuesit e saj si dhe për t’i lakuriqësuar e për të dalur në pah interesi i tyre personal, dëshira e tyre për të udhëtuar, për të këputur ndonjë dorë mëditjesh si dhe për t’i heshtur të gjitha çështjet që i tangojnë myslimanët e vendit. Shaqir Fetai e ka të rëndësishme prezencën e vet nëpër evente të tilla arabe, ndonëse nuk di as të flasë, as të shkruaj as të komunikojë me isharete me pjesëmarrësit nga bota islame turko-arabe, dhe nuk e ka në plan të parë që të prezantojë problemet aktuale, avansimet eventuale të çështjeve që janë shpalosur nëpër konferenca të tilla apo edhe të lidhë miqësi të reja në mes të këtyre shteteve dhe eksluzivisht BFI-së! Ekzistojnë dëshmi të shumta që flasin se si Shaqir Fetai nëpër konferenca të tilla mundohet si skuth që të takojë personalitete të larta dhe t’i ftojë ata që të jenë mysafirë të shtetit të Maqedonisë së Veriut dhe jo të BFI-së!
Këto ditë Shaqir Fetai prezantoi si publik i verbër dhe i shurdhër në një konferencë vjetore që organizohet në Meke dhe prej nga na informoi se e kreu “Umren e Parë”! Po kush e ka penguar deri më sot që mos të shkojë e të kryej Umren?! Apo nuk ka shprehur asnjëherë interesim derisa nuk iu mundësua kjo qelipur!
Shaqir Fetai thotë se dha kontributin në organizimin e kësaj Konferencë. Po si rrenë në ditë me diell, madje prej vendit të shenjtë! Shaqir rrencakut duhet t’i ndalohet rreptësisht hyrja në atë vend të shenjtë, për shkak të profilit të tij prej udbashi, karakterit të tij të pakarakter dhe mentalitetit të tij provincial.
Rrenën e dytë të cilën Shaqir Fetai e liferon prej Mekes është kur shkruan se kinse atë e paska takuar Ministrin për çështje fetare, Abdul-latif ibën Abdulaziz Al Shejhin. E vërteta është se Ministri në fjalë organizoi një pritje kolektive dhe i takoi së bashku kryetart e bashkësive islame të disa viseve euro-aziatike. Pra, për asnjë sekond nuk u bë takimi tet a tet i Ministrit dhe Shaqir Fetait. Sikur të ndodhte kjo, atëherë, po, titulli do të ishte i saktë se Shaqir Fetai takoi Ministrin. Shaqir Fetai e deformon këtë informacion me qëllim të arsyetimit të pjesëmarrrjes së tij në këtë event.
Rrena e tretë e Shaqir Fetai, të cilin ky mundohet të na e imponojë si “shkencë” është fundi i informacinit: “Reisul Ulema i shoqëruar nga H. Ismet ef. Ademi gjatë dy ditëve të plota arritën të takohen me personalitete dhe krerë të ndryshëm të botës ne çka ndruan përvoja të llojeve të ndryshme”!
Si e para, në konferencë përpos nikoqirit nuk pati asnjë nga “krerët e ndryshëm të botës”! Shaqir Fetai këtë “llapsuz” e bën qëllimisht, sepse do të tregojë se, njëherë e një kohë, ai takoi krerë të ndryshëm të botës! Ky edhe rrenat i ka të planifikuara!
E dyta, Shaqir Fetai me “krerët e ndryshëm të botës” paska ndërruar përvoja! Pse a këta “krerë të botës” paskan pasur nevojë për përvojën e Shaqir Fetait prej spiuni, prej tradhëtari, prej devalvusi të islamit institucional, prej shitësi të vakëfit, prej vjedhësi të pronës së BFI-së, prej degraduesi të jetës së organizuar fetare islame… Nëse ka paaaak përvojë fetare Shaqir Fetai, atë e ka vetëm sa për t’i maskuar të gjitha përvojat e shumta imorale të cilat e karakterizojnë këtë bzhyt!
Eu medet sa posht i ka rënë pazari Bashkësisë Fetare Islame, ku e ka degjeneruar famën e dikurshme ky farë Shaqir Fetai që kur u instalua në krye të BFI-së, e cila, dikur, gjatë viteve ‘90 në qarqet e ndryshme të botës islame, konsiderohej ndër pesë faktorët më me relevancë në botë, pas Arabis, Turqisë, Egjiptit dhe Palestinës! Dikur çështja shqiptare zinte vend edhe nëpër konkluzionet e konferencave të ndryshme islamike. Sot këtë e pengojnë misionarët e strukturave antishqiptare të pasuar nga serbomadhi Vuçiq!

Leave a Reply