Rrëzohet avioni në Michigan, kalon nëpër pemë dhe përfundon…

Një avion luftarak MiG-23 është rrëzuar gjatë një shfaqje ajrore në Michigan, duke goditur më pas makinat në tokë. (Kliko këtu) BBC ka shpërndarë pamjet.

Mësohet se piloti vuri re se avioni kishte një defekt prandaj ai arriti të shpëtonte bashkë me pasagjerin vetëm pak çaste para se avioni të përfshihej nga shtëllungat e tymit.

Sipas autoriteteve atje, piloti dhe pasagjeri kanë pësuar lëndime të lehta, jashtë rrezikut për jetën.
“Ishin shumë me fat”, tha John Brannen, hetues i lartë i sigurisë ajrore në Bordin Kombëtar të Sigurisë së Transportit. “Aeroplani udhëtoi rreth 152m pas përplasjes fillestare, kaloi nëpër disa pemë dhe përfundoi pranë ndërtesës së apartamenteve“- shtoi ai.

Leave a Reply