Alarmi për bombë në aeroplanin e pasagjerëve të nisur nga Polonia dhe që u ul në aeroportin “Eleftherios Venizelos” në Athinë ka rezultuar fals.
Pas alarmit që u dha gjatë fluturimit, aeroplani u shoqërua nga avionë luftarakë deri sa u ul në aeroportin e Athinës në një zonë të veçuar.
Aty pasagjerët u evakuuan të gjithë nga forcat speciale të policisë greke që kishin shkuar në vendngjarje.
Pas pasagjerëve, policia ushtroi kontrolle të detajuara në brendësi të aeroplanit. Mediat greke raportojnë se nuk u gjet asnjë bombë në avion.
Pasagjerët, duke folur për mediat greke, tha se nuk ishin në dijeni të alarmit për bombë dhe se këtë fakt e mësuan pasi u evakuuan nga aeroplani.