Rezulton fals alarmi për bombë në aeroplanin që u ul në aeroportin e Athinës

Alarmi për bombë në aeroplanin e pasagjerëve të nisur nga Polonia dhe që u ul në aeroportin “Eleftherios Venizelos” në Athinë ka rezultuar fals.

Pas alarmit që u dha gjatë fluturimit, aeroplani u shoqërua nga avionë luftarakë deri sa u ul në aeroportin e Athinës në një zonë të veçuar.

Aty pasagjerët u evakuuan të gjithë nga forcat speciale të policisë greke që kishin shkuar në vendngjarje.

Pas pasagjerëve, policia ushtroi kontrolle të detajuara në brendësi të aeroplanit. Mediat greke raportojnë se nuk u gjet asnjë bombë në avion.

Pasagjerët, duke folur për mediat greke, tha se nuk ishin në dijeni të alarmit për bombë dhe se këtë fakt e mësuan pasi u evakuuan nga aeroplani. 

Leave a Reply