Ronaldo la Juventusin pas një bashkëjetese e cila zgjati 3 vite. Ylli luzitan nuk u stervit këtë të premte me Zonjën e Vjeter sikurse kishte deklaruar me heret, në pritje për tu sistemuar në Angli. Historia e dashurisë mes Ronaldos dhe Juventusit nuk përfundoi sikurse mund të ishte menduar, me buzeqeshje me respekt të madh reciprok, por ishte një divorc i kërkuar me ngulm për shkak të një martese që vete lojtari nuk e dëshironte. Në veren e vitit 2018 ai u mor për shifrën 100 milione euro nga Real Madrid pasi kishte fituar gjithcka me klubin madrilen, kampionate, Champions e kupa të tjera, apo edhe mjaft trofe individuale mes të cilave Topat e Artë. Me 30 milione euro në sezon ai kënaqi pritshmërite e veta, por kjo nuk mjaftoi që ta çonte aventurën e tij tek bardhezinjte deri në 2022, sikurse ishte edhe kontrata. Ndonëse ishte golashënuesi më i mirë, Ronaldo mesa duket i zhgenjyer më së shumti nga sezoni i fundit ku nuk fitoi asgjë me klubin e madh italian, zgjodhi rrugen e largimit duke lënë pas shenjen e 101 golave në 134 ndeshje me bardhezinjte, aty ku CR7 fitoi dy kampionate. Tanime për 54 herë fituesin e Topit të Artë, parashikohet gjithnjë e më shumë një rikthim në Premier League aty ku edhe fama e tij mori dhenë. Cdokush që do ta marrë përvecse do të duhet ta kënaqe me të paktën 35 milione euro në sezon do të paguaje edhe 25-30 milione ne arkat e Juventusit. Vetë Ronaldo ka udhëtuar për në Lisbone, në shtëpinë e tij në pritje që superagjenti Mendez ti gjeje sistemimin e duhur. Manchester City dukej sikur ishte aletarnativa e vetme për Ronaldon mirëpo mesa duket shtëpia e tij e parë e madhe Manchester United është gati ti rihape dyert. Derbi ka nisur…
Injoron milionat e Bayern, Wirtz rinovon me Leverkusen
Surprizë e madhe në Bundesligë. Florian Wirtz ka vendosur të injorojë ofertat e bujshme. Mesfushori ofensiv gjerman do të firmosë…