Rrëfimi prekës: Si u vranë 100 fëmijë gjatë luftës së Kosovës

Mes mbi 1,600 të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë janë edhe 100 fëmijë. 

Sipas të dhënave nga Fondi për të Drejtën Humanitare, gjatë luftës janë vrarë 1 mijë e 133 fëmijë. 

Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Edlira Bllaca, vizitoi një shtëpi në fshatin Poklek të Drenasit, në të cilën janë vrarë 23 fëmijë nga mosha 6 muajshe deri në 12 vjeç.

“I kanë gjuajtur me pushkë automatike, derisa ia ka marrë mendja se i ka vrarë të gjithë ka dalë nga këtu. Eshtrat i kanë çuar në dy cepa. Me kolegët e mi kemi hyrë brenda, i kemi marrë eshtrat në thasë dhe pas lufte kemi bërë varrimin”,tha një familjar.

https://av.voanews.com/Videoroot/Pangeavideo/2019/08/1/12/121840db-ff93-43f6-bd54-28cfcaa77b4d_manifest.mpd

Leave a Reply