Rrenat e përditshme të Shaqir Fetait

Është traditë shqiptare që mysafiri të pritet me buk e krip e zemër. Me zemër të bardhë, t’i bëhet muhabet të rrastë, jo të gënjehet e të vihet në lojë. Mysafiri nuk duhet të keqpërdoret si argument se sa po duhet e po respektohet faqeziu

Shkruan Haxhi Isa Xhaviti

Shaqir Fetai është bërë për gjynah, për t’i fryrë ndonjë “xhinxhi”, sepse, i shkreti, vajti për lesh! Ngeli pa iman! Është e papranueshme që një “hoxhë” si Shaqir Fetai të gënjejë kaq shumë, rrena i është bërë sport i përditshëm.
Aktivitetet më të mëdha në BFI, në postin e falsifikuar të Kryetarit të BFI-së, i ka pritjet e lloj-lloj personaliteti të vendit e nga jashtë, të cilët i shkoqi duke i gënjyer. Asnjërit prej mysafirëve nuk ia merr mendja se një “reis” mund të gënjejë, ndërsa “reisi” është i detyruar që t’i gënjejë, ndryshe, do të ngelë pa kurrfarë aktiviteti të pritje-përcjelljev.
Pritje-përcjelljet i ka sa për mastrubim shpirtëror, sa për t’i treguar rrethit të ngushtë familjar se sa shumë e duan njerëzit e botës, edhe pse si student e ka djegë një botë të tërë nën presionin e UDB-së. Kështu thotë dokumenti i botuar dhe për këtë, Shaqir Fetai hala nuk ka kërkuar demant nga UDB-ja. E ka ndërmend që të kërkojë demant se kurrë nuk ka qenë bashkëpunëtorë i tyre, por nuk po i del koha për këtë demant, sepse, për momentin kohë me bollëk ka vetëm për ta trashur rrenën. Cili është halli i Shaqir Fetait që të kërkojë me shkrim përkrahje nga Bashkësia Islame e Bosnjës dhe, në veçanti nga Fakulteti i Shkencave Islame në Sarajevë. Si argument se kur ka vegjetuar në këtë qytet nuk ka qenë bashkëpunëtorë i UDB-së në dëm të këtyre dy Institucioneve? Ka këndruar Shaqua si ORAO-Shqiponja, që çkeme të!
Shaqir Fetai mendon se sa më shumë mysafirë, sa më shumë përshëndetje e urime, aq më shumë do të harrohen shkeljet kushtetutare dhe kontrabandimi i postit “kryetar” i BFI-së, sa më shumë mysafirë, përshëndetje e urime, aq më shumë do të relativizohen dokumentet, faktet dhe argumentet që flasin për falsifikimin e këtij posti duke mohuar, shkelur, e nëpërkëmbur tërë Kushtetutën e BFI-së.
Shaqir Fetai nuk ka kurrfarë respekti për BFI-në, nuk ia përfillë asnjë nga aktet normative, nuk ia respekton asnjë nga nenet, tërë Kushtetutën, prandaj, si ta dojë BFI-në? Por, këtë urrejtje të pistë të tij ndaj Institucionit mundohet ta kamuflojë me pritje e përcjellje, me përshëndetje e urime të mysafirëve të kurdisur e të porositur.
Shaqir Fetai nuk e ka brengë shkeljen kushtetutare, brengë e ka një ditë t’i kalojë pa mysafirë, të cilët paraprakisht i organizon dhe i porositë që t’i vinë në zyre, të vjelë ide organizative, të mësohet se si t’ia nisë punës, sepse, sa për vetë atë, ai kokën e ka bosh në aspekt organizativ.
Si nuk turpërohet prej të pranishmëve duke i folur se si u zgjodh “reis”, se si e deshtën të gjithë, se si njerëzit e lutën të gjunjëzuar para tij e jo se ky deshti të bëhet “reis”!
Si nuk turpërohet duke u munduar për ta përhumbur muhabetin e mysafirëve që mundohen të mësojnë ndonjë të vërtetë që po flitet poshte-lartë për ardhjen e tij si dëshirë partiake dhe jo si zgjedhje e myslimanëve të vendit.
Si nuk turpërohet që të mburret duke pranuar përshëndetje e urime për diçka për të cilën vetë ai është milion për qind i bindur se e ka falsifikuar dhe se e ka vjedhur si hajn klasik!
Si nuk turpërohet nga urimet e përshndetjet për një gjë për të cilën vetë ai është më se i bindur se nuk e meriton!
Si nuk skuqet nga turpi kur ia urojnë “reisllëkun” ndërkohë që është miliardë për qind i bindur se e ka të pamerituar, të vjedhur, të kontrabanduar dhe të falsifikuar.
Shaqir Fetai nuk duhet të vetëmashtrohet, duhet të dijë se, të gjjithë ata që vijnë për ta uruar e përshëndetur, nuk vijnë se nuk e dinë se paska qenë “myhyb” i oficerit të UDB-së, Stanko Dragoviqit dhe, me sugjerim të këtij, “myhyb” i më vonshëm i Temlko Boshkovskit, (shih botimin e fundit të Nafi Çegranit, një fotografi që flet sa një dosje) por, që të gjithë vijnë të përfitojnë diçka nga rasti, botim të ndonjë libri, ndonjë vend pune për djemtë, ndonjë benifit personal, ndonjë pagesë të sigurimeve të prapambetura, ndonjë drekë, a darkë, si rast për të shëtitur nëpër Shkupin e Gruevskit etj.
Shaqir Fetai duhet të kuptojë se, shumë shpejt do të bëhet personi më i urryer në vend, sepse, ka qenë i vetmi person që me aq afsh shpirtëror ka pranuar të futet në degradim, në partizim të BFI-së, ka pranuar të bëhet “reis i LSDM dhe myteveli i BDI”, ka pranuar të shkelë Kushtetutën e BFI-së dhe ta degradojë këtë Institucion deri në një hon të ktunihershi!
Shaqir Fetai shumë shpejt do të kërkojë të mëshirohet por, urrejtja ndaj tij si rrënues historik i këtij Institucioni, do të shkaktojë mallkim gjithnjë e më shumë. Do ta arrijë mallkimi i myslimanëve, pa dyshim! Do ta harrojë kohën e urimeve dhe përshëndetjeve, ngaqë do ta kaplojë faza e urrejtjes së tmerrshme. Ky është shpërblimi meritor për çdo matrapaz, për çdo gënjeshtar, për çdo shkatërrues e mohues të së vërtetës që bazohet në Kuran e në porositë e Muhamedit a.s.
Edhe hafiz edhe gënjeshtar – kjo mund t’i shkojë ndoresh vetëm Shaqir Fetait. Prandaj do të bëhet cak i mallkimit dhe i urrejtjes! Sa keq!

Leave a Reply