Ka shkuar në 24 numri i viktimave që kanë humbur jetën nga tërmeti katastrofik që goditi vendin mëngjsin e kësaj të marte.
Dy viktimat e tjera janë shënuar në Thumanë. Njëri prej viktimave pritej që të nxirrej I gjallë pasi ishte mbajtur prej orësh me pompën e oksigjenit por nuk ka mundur dot që tia dalë pasi një copë betoni i kishte zënë pjesën e gjymtyrëve prej 17 orësh.
I riu ka luftuar deri në momentet e fundit, pasi ka komunikuar me ekipet shpëtuese, duke iu thënë se nuk i ndjente pjesët e poshtme të gjymtyrëve, por pak më parë ai ka mbyllur sytë përgjithmonë.
Ndërkohë e pajetë është gjetur dhe një grua.