Italia ditën e sotme ka pasur sërish rritje të numrit të viktimave. Vetëm në 24 orë janë regjistruar 619 viktima dhe 4694 të infektuar.
Në total Italia ka arritur sot në 19 468 viktima me koronavirus e 152 271 të infektuar.
Ndërkohë lajm pozitv është sot edhe numri i pacientëve të shëruar, ku janë 2079 më shumë se një ditë më parë, ndërsa numri i përgjithshëm i tyre që nga nisja e pandemisë është 32 534.
Pozitive shfaqet dhe situata në terapinë intensive ku numri i tyre është ulur me 116 pacientë më pak dhe aktualisht po kurohen në këto reparte 3381 pacientë.