Rusia dëbon shtatë diplomatë europianë për shkak të solidaritetit me Pragën

Në dy komunikata, Ministria ruse e Punëve të Jashtme theksoi se tre diplomatë sllovakë, dy lituanezë, një estonez dhe një letonez, shtetet e të cilëve janë gjithashtu anëtare të NATO-s, duhet të largohen nga Rusia.

Moska theksoi se ambasadori lituanez, letonez dhe sllovak, si dhe një i mandatuar i ambasadës estoneze janë informuar për këtë vendim gjatë një takimi në selinë e diplomacisë ruse, raporton ATSh.

Kjo e fundit akuzoi vendet baltike se po vazhdojnë hapur një linjë armiqësore me Rusinë duke dhënë prova në rastin e një pseudo-solidariteti me Pragën.

Ajo u kërkoi diplomatëve të lënë vendin brenda shtatë ditëve.

Qeveria çeke akuzoi javën e kaluar shërbimet sekrete ruse se kishin qenë origjina e shpërthimit të një depoje municonesh në vitin 2014, që kishte shkaktuar vdekjen e dy personave, duke dëbuar kështu 18 diplomatë rusë të dyshuar si spiunë.

Leave a Reply