PD humbi zgjedhjet, analisti i njohur tregon lëvizjen e Metës gjatë fushatës që ‘fundosi’ Bashën

Analisti Plator Nesturi thotë se një nga arsyet pse Partia Demokratike nuk ka pasur rezultat të mjaftueshëm në zgjedhjet e 25 prillit është ngjarja që ndodhi në Elbasan pak ditë para zgjedhjeve.

“Basha ka qenë i trysnuar nga elementët që duan konfliktin në vetvete dhe që donin ta kthenin PD-në te historiku i politikës së ashpër që realisht e kanë dëmtuar, pikërisht me ngjarjen e Elbasani dhe çështje të tjera”, u shpreh z. Nesturi, duke shtuar se PD-ja është dëmtuar nga ngjarja e Elbasanit, jo nga Meta.

Mirëpo Plator Nesturi tha se edhe ndërhyrja e presidentit Meta në fushatën zgjedhore e ka dëmtuar elektoratin e PD-së, për shkak se sipas tij Meta ka pasur një protagonizëm në dëm të Basha gjatë fushatës zgjedhore.

“Mos harro që je profesor, dole i shitur”, plas keq në studion mes Mark Markut dhe gazetarit të njohur: Pak më vonë ta tregoj unë …
Vota preferenciale/ Gjenerali ia kalon Nasip Naços në Berat, ja renditja e kandidatëve të PS
La bashkinë për parlamentin, ky është kandidati i PS që i humbi ‘dyfish’ në zgjedhjet e 25 Prillit

“Ka një perceptim, elektorati i PD-së mund të jetë i pakënaqur nga Meta sepse deshi të luante një lloj protagonizmi në dëm të Bashës, që me deklaratat e tij kur thoshte se unë do të rikthehem si lider i opozitës nëse humbasim”, u shpreh analisti Nesturi.

Leave a Reply