Sali Berisha ‘fshin’ Enkelejd Alibeajn: Nuk ka asnjë tagër në PD

Sali Berisha i ka mohuar Enkelejd Alibeajt çdo tagër dhe autoritet në Partinë Demokratike.

Ndërsa Alibeaj dhe 20 deputetë demokratë po mbajn mbledhje për çështjen Presidentit Berisha doli në deklaratë për mediat.

Në fjalën e tij Berisha e konsideroi ççdo veprimn të Alibeajt një farsë të shpifur.

“Përveç autoritetit që i jep Rama, Alibeaj nuk ka asnjë autoritet dhe tagër nga PD. Çdo veprim i tij është sintonizim i një farse të shpifur të zgjedhjes së Presidentit nga Edi Rama me kallp opozitën. Dua të dënoj me ashpërsinë më të madhe pikëpamjen e Edi Ramës, të konsiderimit të emigracionit dhe diasporës si një zonë e veçantë elektorale”, u shpreh Berisha.

Leave a Reply