Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e pasurive të tre ish-gjyqtarëve të shkarkuar nga Vetting-u.
Në një postim në mediat sociale, Soreca shkruan se SPAK ka bërë një punë të mirë dhe po ndjek detyrat për të luftuar korrupsionin.
“Lajm i mirë sot që Gjykata Speciale ka pranuar kërkesën e SPAK për të sekuestruar pasuritë e 3 ish-gjykatësve të shkarkuar nga Vettingu. Një hap tjetër që tregon se SPAK është duke ndjekur detyrat e tij për të luftuar korrupsionin. Reforma e Drejtësisë vazhdon“, shkruan Soreca.
SPAK njoftoi sot sekuestrimin e pasurive të ish-gjyqtarëve, Fatos Lulo, Bashkim Dedja dhe Shkëlzen Selimi.