Serbia liron nga paraburgimi Radoiçiçin

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç, i cili mori përgjegjësinë e sulmit të armatosur në Kosovë dhe që është dokumentuar prania e tij në manastirin e Banjskës, është liruar nga paraburgimi. As 24 orë pasi Serbia e arrestoi, Radoiçiç është lënë i lirë.

Gjykata e Lartë në Beograd ka refuzuar propozimin Prokurorisë së Lartë Publike për të caktuar masën e paraburgimit.

Ndaj Radojiçiçit është caktuar masa e ndalimit për t’u larguar nga Serbia pa miratimin e gjykatës dhe i është ndaluar të shkojë në Kosovë.

Po ashtu, atij i është konfiskuar përkohësisht pasaporta, teksa është paralajmëruar se ndaj tij mund të caktohet masa e paraburgimit nëse i shkelë ndalesat dhe detyrimet e gjykatës.  

Nga sulmi në veri të Kosovës mbeti i vrarë efektivi i policisë Afrim Bunjaku.

Leave a Reply