Pse hoqi dorë BDI-ja nga Sulejman Rexhepi? Cili ishte momenti kur kulmoi plasaritja e raportve në mes të Sulejman Rexhepit dhe strukturave të caktuara të BDI-së! A po i përforcon pozicionet në terren BDI-ja përmes Shaqir Fetahut në BFI
Shkruan: Ferat Baftiari
Të gjithëve u kujtohet fabulla që flet për dy dhitë që u takuan mbi një trap poshtë të cilit rridhte lumti i rrëmyeshëm. Asnjëra e as tjetra nuk lëshoi udhë. Për pasojë u përplasën derisa ranë që të dyja në lumë! Kjo i ka ndodhur Sulejman Rexhepit dhe BDI-së – ranë që të dy në lumë dhe, derisa Sulejman Rexhepi u rrëmbye nga uji i turbullt, “dhija” tjetër, BDI-ja, arriti të kapet për një fije bari dhe, aty po e pret shpëtimin derisa të këputet bari dhe, lumi i rrëbyeshëm ta përplasë edhe atë diku brigjeve të dështimit!
Komuna e Gostivarit kishte vendosur që, kah fundi i Muajit të Ramazanit të sivjemë, t’i legalizojë dhjetra objekte fetare, xhami dhe teqe, ndërsa ta bëjë denacionalizimin edhe të disa pronave që i takojnë Myftinisë së Gostivarit. Në mesin e këtyre pronave ka qenë edhe një për të cilën, Myftiu Shaqir Fetahu, është lutur në organet komunale që mos ta përfshijnë në pakon e legalizimeve dhe të denacionalizimeve të pronës së kësaj Myftinie. Kjo pronë paska qenë në emër të Sulejman Rexhepit! Se si ka arritur që kjo pronë e BFI-së të bëhet e Sulejman Rexhepit dhe kush e ka bërë këtë, mbase ndonjë ditë do të flasë “reisi” i BDI-së! Pra, kjo intrigë e Shaqir Fetahut, e ka rrebeluar së tepërmi Sulejman Rexhepin i cili fajin për këtë “dështim” e ka kërkuar te disa struktura të larta të BDI-së! Nisi të hakmerret, fillimisht me dëbim të funksionarëve lokalë e qendrorë të BDI-së nga Restoranti i tij “Konaku”, pastaj duke ua vështirësuar punët me sjellje sharllatante, me deklarata diletanteske shumë të rënda për shtetin dhe duke i ndërmarrur ato sikur të ishin porosi politike nga BDI-ja. Sulejman Rexhepi u bë barrë e papërballueshme për Ali Ahmetin, i cili, duke e ditur se në rrethinën e Tetovës ka humbur bukur shumë elektorat, kurse me Sulejman Rexhepin do të humbte edhe më shumë në rrethinën e Shkupit, vendosi që këtë “goditje elektorale” ta amortizojë përmes Shaqir Fetahut në terrenin e Gostivarit.
Myslimanët e Maqedonisë, asnjëri, madje asnjëri për ilaç, nuk është i kënaqur me këtë levizje, sepse, shporrja e Sulejman Rexhepit nuk mund t’i amnistojë të tjerët që deri dje ishin bashkëpunëtorë të tij. Si mundet që të largohet Sulejman Rexhepi kurse krahu i djathtë i tij dhe bashkëpjesëmarrësi në të gjithë krimet dhe veprat penale, Shaqir Fetahu, të jetë zëvendësuesi i tij! Si mundet të besohet se kiminelët e BFI-së pasi e larguan Sulejman Rexhepin do ta rimëkëmbin BFI-në?! Është e pamundur të besohet kjo, sepse, bashkëpunëtorët e Sulejman Rexhepit, që të gjithë janë me “Sindromën e Stokholmit”, pandaj, si të tillë janë po aq të ligë sa pronari i shpirtit të tyre, Sulejman Rexhepi!
Pra, në situatën aktuale, nuk kemi të bëjmë me ndonjë “përpjekje të sinqertë” për ta shpëtuar nga rrënimi i më tejmë i BFI-së por, thjesht, kemi të bëjmë me një përpjekje edhe më të fuqishme për ta BDI-zuar sa më shumë BFI-në.
Falë Zotit, tërë kjo strategji e të pandershmëve do të dalë e gabuar dhe, në nga ky gabim përfundimisht do të shpëtojë BFI, sepse, një proces i tillë i synuar nga militantët e BDI-së do të jetë i parealizueshëm nga ana e Shaqir Fetahut! Për këtë mahluk të Sulejman Rexhepit veçsa nuk kanë shpërthyer aferat, prej të cilave, madje do të turpërohet edhe vetë BDI!
Shaqir Fetahu, një ndër madheruesit më të fuqishëm të Sulejman Rexhepit, duhet ta pranojë publikisht se të gjithë janë të mëkatshëm dhe se, do të bëjnë përpjekje për një shfajësim sado të vogël duke përgatitur zgjedhje konform Kushtetutës së BFI-së, dorëzim paqësor të këtij Institucioni në duart e atyreve që e luftuan natë e ditë krimin, korrupsionin, zhvatjen, hajninë në BFI në kohën kur “rijaseti” aktual mburrej dhe i falënderohej Zotit që drejtohej nga Sulejman Rexhepi.
Tashmë janë informuartë gjithë faktorët relevant ndërkombëtar dhe të vendit për lojën e radhës që po luhet në oborrin e BFI-së! Kapja e këtij Institucioni nga forcat politike humb çdo kuptim të ekzistimit të mëtejmë të tij! BFI-ja e politizuar dhe, sidomos e partizuar, nënkupton zhvatjen e të mirave materiale që janë pronë e këtij Institucioni. Asnjë parti politike nuk guxon të synojë që të bëhet pronar i BFI-së. Të gjithë ata që do ta ndihmojnë këtë ide do të përfundojnë ngjashëm si Sulejman Rexhepi. Ky është parim i përgjithshëm islam! A nuk e keni kuptuar nga porositë e Kuranit të Shenjtë dhe nga porositë e Pejgamberit tonë, Muhamedit s.a.v.s.?