Shaqir Fetahu: Vazhdoni të respektoni vendimet e shtetit

Bashkësia Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ka bërë thirrje publike dhe apel deri tek të gjithë qytetarët e vendit:

Në apelin e BFI-së të firmosur nga i instaluari i pushtetit maqedonas, Shaqir Fetahu, mes tjerash thuhet:

“Muslimanët e vendit tonë kanë treguar seriozitet dhe përkushtim të pamohueshëm në parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 dhe kanë respektuar si vendimet e Shtetit, edhe ato të Bashkësisë Fetare Islame, por marrë parasysh se kohëve të fundit po përkeqësohet gjendja me pandeminë në Maqedoninë e Veriut dhe evidentohet rritje e theksueshme e numrit të të infektuarve e viktimave, apelojmë deri te të gjithë besimtarët muslimanë dhe qytetarët e vendit tonë që të vazhdojnë t’u përmbahen në maksimum rekomandimeve, udhëzimeve dhe masave anti-covid që dalin nga institucionet përgjegjëse shtetërore.”

Ndryshe, kriza nga covid pritet t’i godet përsëri besimtarët musliman në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, duke patur parasysh paralajmërimet se mund të futemi përsëri në karantinë gjatë Ramazanit. Arsyeja për këtë është parandalimi i mbledhimeve familjare në iftare.

Leave a Reply