Shaqir Fetai thotë se ka ekzistuar një urdhër nëntokësor që i tuboi të gjithë mynafikët e BFI-së më 27 maj të vitit 2020. Tani, po i njëjti urdhër i prerë i vie Shaqir Fetait që t’i marrë e t’i darovitë me “umre” të gjithë ata mynafikët e dëgjueshëm të shërbimeve që e duan BFI të gjunjëzuar. Tradhëtarët në umre? Mynafikët të kryejnë veprim islam përpara se të pendohen publikisht për tradhëti e kodoshllëk
Nga Taip Musliji
Paramendoni sikur një qeveri të dilte jasht vendit me të gjithë ministrat dhe të bënte kokrrën e qejfit duke u shëtitur nëpër botë për dhjetë ditë rresht! Një institucion të ngelte për dhjetë ditë pa drejtuesit e vet! Kush do ta bënte këtë akt idiotik?! Vetëm ata “drejtues” që janë lodhur e janë konsumuar nga “pushteti” dhe, mezi presin një ndërhyrje nga jashtë për t’i flakur!
Nga brena BFI-së dëgjohen zëra se si Shaqir Fetai ka uruar që t’i bëhet një “puç” derisa do të jetë jasht “vatanit” të vet, madje duke ia krijuar terrenin me të gjitha letësimet për t’u realizuar ajo përmbytje e pritshme! Ikja nga “vatani”, me të gjithë organet, me të gjithë myftinjtë, në fakt do të thotë vënia e 13 dryrëve në portën e BFI-së! Ky akt nuk ka ndodhur kurrë në historinë e BFI-së! Shaqir Fetai “posllushnikët” e vet, ata që zbatuan urdhërin e shërimeve antiislame duke shkaktuar ngjarjen e paprecedant në historinë e këtij Instiucioni që do të mbahet mend si “puçi i 27 majit 2020”, i shërben me “umre”!
Kështu ka qenë arsyetimi i Shaqir Fetait se pse po e merr me vete tërë “rijasetin” e tij! Ndërsa e vërteta është se askujt në shërbime intelegjente nuk i ha b… për anëtarët e “rijasetit” të Shaqir Fetait, të cilët tashmë e kanë kryer detyrën dhe janë hedhur në pleh si limoni i shtrydhur! E vërteta është se, Shaqir Fetai nuk u zë besë, asnjërit nuk i beson! Për të gjithë ka bindjen se mund të kontaktojnë me “armiqtë” e Shaqir Fetait dhe të manipulohen duke ia ngulur edhe këtij thikën pas shpine! Pra, marrja e të gjithëve me vete, qoftë kjo edhe me kyçje të BFI-së konsiseton në frikën e tij se këta mund të manipulohen dhe ta eliminojnë kryemynafikun. Kështu – më mirë mallin nën kokë!
Po ku shkuan të gjithë! Në Umre! Sa do t’i kushtojë kjo buxhetit të BFI-së? Ftesa e dërguar në emër të Rijasetit nga Shaqir Fetai kuptohet si ftesë për tërë Rijasetit! Zakonisht, shkon i pari, me një shoqërues e me një përkthyes! Kjo aventurë e abdall Shaqir Fetait, as është parë diku e as është dëgjuar! Është budallaki unikale që mbanë firmën e Shaqir Fetait.
“Me këtë vizitë, delegacioni i lartë i Bashkësisë Fetare Islame të RMV iu përgjigj ftesës vëllazëror të mikut të BFI Shkëlqesisë së tij Z. Sulejman esh Shiddijit me qëllim të plotësimit të dëshirës së tij dhe të delegacionit në fjalë”, thuhet në komunikatën e shërbimit lolo të Shaqir Fetait! Mik i BFI-së? Kur u bë ky farë Shiddiji mik i BFI-së! Me çka e meritoi epitetin “mik i BFI-së”! Cili është kontributi i tij për këtë lidhje miqësore! Çka di opinioni i gjërë për këtë farë ”shkëlqësie”, apo miqësia me të është ngritur rreptësisht në sekret të potë! Paramendoni se çfarë thuhet në këtë komunikatë!!! Kjo ekspeditë e budallakaftë na del si rezultat i dy dëshirave paraprake! Paska pasur dëshirë Sulejman Shiddiji që të realizohet kjo vizitë, por, po kaq dëshirë paskan pasur edhe këta të BFI-së! Ndërsa që të gjithë shkojnë për të kryer UMREN! Po pse kaq turp për të pranuar se kanë shkuar për një veprim islam dhe po kaq mburrje se ia kanë dalur ta plotësojnë dëshirën e “shkëlqësisë” së tij! Kjo është karakteristikë tipike e mynafikëve. Pikë!
Më tej, shprehet kënaqësia se “rijaseti” i Shaqir Fetait do të ketë rastin të njohtohet dhe të pajise me përvoja të reja nga ky vend (me vehabizëm?!?) ndërsa autoriteteve shtetërore të vendit do t’ua japin përvojën e BFI-së së Shaqir Fetait, përvojë kjo që konsiston fund e krye në praktika tradhëtie, mynafikllëku dhe sjellje joislame!
Deri më sot Shaqir Fetai ka arritur të takohet vetëm me disa studentë nga Kosova e Maqedonia e Veriut që studiojnë në Universitetin e Rijadit dhe, ka nënvizuar pritjen madhështorë që ia paskan organizuar studentët! Epo dërkaxhi më të pacipë se Shaqir Fetai nuk bën më nëna! Pritje madhështore prej studentëve, ndërkohë që është ftuar nga “autoritetet sauditë” për çgjë edhe është nisur për ta vizituar Mbretërinë e Arabisë Saudite! Ftesë nga mbretëria ndërsa e presin studentët?! Për më tepër, kjo pritje paska qenë edhe domethënëse! Pritje domethënëse?!? Janë këto “margaritarë” të një të sëmuri për mend siç është Shaqir Fetai.
Shaqir Fetai nuk ngurron që t’i vë kapak budallakisë së vet duke nënvizuar: “U këmbyen mendime dhe përvoja rreth çështjeve aktuale dhe sfidave të kohës”! Përvoja mbi çështjet aktuale? BFI këmben përvoja me studentë të stërngarkuar me përvojat e tyre! Nuk e ka dert Shaqir Fetai për një budallallëk të tillë, sepse, ai është gjallë i interesuuar për ta sektarizuar dhe për ta ideologjizuar sa më shumë BFI-në! Ai ka lejuar që të regjistrohen lloj-lloj “bashkësi fetare islame”, me zgjedhjet kadrovike të tij ka mundësuar sektarizimin dhe ideologjizimin e BFI-së, politizimin dhe partizimin e saj, sepse, vizioni i Shaqir Fetait është kjo: degradimi i BFI-së deri në shkatërrim total me qëllim që nesër, ata që do të nisin rimëkëmbjen e BFI-së të mos kenë kohë të merren me idiotizmat e Shaqir Fetait por me ringritjen e Institucionit! Rrënimi i BFI-së përjetë do ta mbajë vulën e Shaqir Fetait. Këtë e di mileti, këtë e di edhe Zoti! Vetëm një abdall si Shaqir Fetai mund të mendojë se mund ta gënjejë edhe miletin edhe Zotin!
Një ftesë zyrtare e autoriteteve më të larta saudite do të ishte garanci e mjaftueshme për spostimin e tërë “rijasetit” në Mbretërinë e Arabisë Saudite, kurse spsotimi i “rijasetit” për t’ia përmbushur dëshirën një anonimusi është e barasvlefshme me vënien e 13 kyçeve në portën e BFI-së dhe për ta përmbushur dëshirën e Shaqir Fetait, alias ORAO-s, nxënësit të oficerit të UDB-së, Stanko Dragoviqit! Qenie këto të fëlliqta! Vallahi!