Ai që tradhëton, ai që komploton, ai që u shërben turlifarë shërbimeve, pa dyshim që duhet të jetë “pehlivan” i rrenës! Rrenën duhet ta ketë kult! Duhet të dijë të gënjejë dhe, gjithësesi, duhet ta ketë fytyrën qindra hektar, thjesht, të jetë i lumtur se është i pafytyrë.
Shaqir Fetai nga Kajro na e jep kumtin por, të sforcuar me një rrenë të madhe! Thotë: “PRANOHEN STUDENTËT TONË NË UNIVERSITETIN EL AZ’HAR TË KAIROS” (jo “tonë” por “tanë”, sepse fjala “stedentët” është e gjinisë mashkullore! Përemrin “tonë” Shaqir Fetai mund ta përdorë në titullin e informacionit “E dekoruan studentin tonë!)
Do me thënë, Shaqir Fetai është nisur në Kajro me një grup studentësh dhe, sapo ky ia ka dorëzuar Programin e Medresesë sekretarit të Ez’herit, me automatizëm u pranuan studentët të prirë nga Shaqir Fetai! Ky farë rrenci do të ishte mirë nëse informon me titull “Në këtë vit akademik do të pranohen edhe studentët tanë që kanë kryer Medresenë”!
Janë të “falshme” këta gabime gjuhësore kur kihet parasysh sjellja skandaloze e Shaqir Fetait, i cili mbijeton duke rrejtur herë brenda e herë jashtë! Shaqir Fetai nuk e ka dert rrenën, sepse tashmë është kalitur! Ai jo një herë është kapur duke gënjyer dhe, kur i është tërhequr vërejtja ai vetëm qeshë, si i marrë! Do me thënë, rrenën e ka ushqim shpirtëror!
Shaqir Fetai nuk e ka pasur dert këtë problem, i cili, problem iu bë që kur u kritikua nga Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI! Sepse, sikur ta kishte dert, ai do të shkonte në Ez’her muaj më parë, me të gjitha dokumentat që i kërkojnë autoritetet e këtij Universiteti me famë botërore! Nuk do ta priste momentin e ndonjë udhëtimi eventual “zyrtar”! Një i ri për të ikur në një shtet tjetër, në një kontinent tjetër, shumë të largët, të shtrenjtë plus me kushte të rënda, do të duhet të përgatitet shpirtërisht e familjarisht. Vite më parë, studentët tanë që iknin në këtë Universitet shkonin me një bursë të garantuar që ua siguronte ish-reisul ulema!
Shaqir Fetai, tamam si skuth, pret një udhëtim për në Egjipt, shkon atje dhe i dorëzon dokumentet e duhura dhe, me kaq merr fund puna – “PRANOHEN STUDENTËT TONË NË UNIVERSITETIN EL AZ’HAR TË KAIROS”!
Shaqir Fetai brenda vendit tashmë është zbërthyer si rrenc profesionist, nuk ka xhemat në vend që nuk është përballur me një numër rrenash nga ky farë duduku që imponohet dhe mundohet të shitet si “reis”! Prandaj, brenda vendit, kontaktet i ka reduktuar në minimum, ndërsa si terren të rrenës mundohet ta përdorë çdo udhëtim!
Madje edhe vetëkënaqet duke informuar se po rrenë. Nga Kajro Shaqir Fetai na e dërgon edhe këtë rrenë: “Është e rëndësishme që të përmenden edhe takimet e ndryshme që u realizuan ku u ndruan mendime, përvoja mbi shpjegimin dhe organizimit të jetës fetaro islame në BFI e RMV”! Fjali e shthurrur, e pakuptimtë por deri diku “e qartë” përpjekja e Shaqir Fetait për të na thënë se si i ka shfrytëzuar disa takime për t’i kripur me rrena autoritetet e ndryshëm. Shaqir Fetai i paska njohtuar për organizimin e jetës fetare si dhe për organizimin e BFI-së si Institucion!
I ka kripur me rrena, sepse, duke ia njohur natyrën prej rrenci të sëmurë, është e pabesueshme se Shaqir Fetai i ka njohtuar autoritetet e ndryshme nga bota islame me deinstitucionalizimin total të jetës fetare islame në Maqedoninë e Veriut që nga instalimi i tij në krye të BFI nga struktura antifetare e antiislame!
Shaqir Fetai nuk u ka treguar se si e dezorganizon xhematin, se si e sektarizon dhe se si i institucionalizon sektet që më së paku u intereson islami!
A ua ka treguar datën e mbledhjes së fundit të Kuvendit ilegjitim të BFI-së, organ ky që të paktën një herë në vit duhet të mblidhet? A ua ka treguar datën e mbledhjes së fundit të Rijasetit, ose, a u ka treguar se Kuvend e Rijaset për Shaqir Fetain është “shërbimi misterioz” sipas urdhërave dhe diktateve të të cilit vepron në emër të islamit!
A u ka thënë autoriteteve islame se ai është instaluar në krye të BFI-së krejt në mënyrë ilegale, jokushtetuese dhe i kontrabanduar!
Që atëherë e deri më sot, pse nuk u tregon autoriteteve të ndryshme jasht vendit se, nuk e njeh Kushtetutën e BFI-së dhe se atë e shkel natë e ditë, me dy këmbë!
Pse nuk i shfrytëzoi këto takime për t’ju treguar drejt, pa i rrejtur se, çdo ditë e shkel –
paragrafin dy të Preambullës së Kushtetutës së BFI-së;
paragrafin pesë dhe gjashtë të Preambullës së Kushtetutës së BFI-së;
nenin 1; pikat 1,2,5,6, 7, 8, 11, 13 të nenit 7; nenin 8; nenin 11; pikën 2 të nenit 12; pikën 17 të nenit 25; nenin 30; nenin 35; nenin 36; nenin 37; nenin 39; nenin 40; nenin 42; nenin 44; nenin 49; nenin 50; nenin 55; nenin 58; nenin 59; nenin 62!
Natyrisht, Shaqir Fetai nuk duhet t’i rrejë miqtë e BFI-së por t’u tregojë drejt se si vepron jashtë të gjitha rregulloreve të BFI-së! Shaqir Fetai ka gjetur të rrejë shlirshëm jashtë vendit, duke qenë i bindur se nuk do të mund të demantohet aty për aty! I shkreti nuk e di dhe nuk mund ta besojë se funksionojnën kanalet e miqësisë së fuqishme të BFI-së me miqtë e vet ndërkombëtarë, të cilët janë të inforuar dhe informohen në hollësi me tërë këtë tmerr që po ndodhë në BFI nën përpjekjet e Shaqir Fetait për ta depersonalizuar në tërësi të vetmin Institucion fetar islam në vend! Prandaj dhe i kanë dhënë rolin e vëzhguesit pasiv, publik i rëndomtë, pa të drejtën e fjalës në asnjë panel! Sepse po rrenë shumë! Të gjithë e dinë, madje, kudo që qëndon i papërmbushuri me shëtitje nëpër botë, informohen dhe ata dinë gjithçka hala pa e hapur gojën e rrenës Shaqir Fetai. Të mos mendojë i gjori se është në bahçe të babës ku mund të bëjë gjithçka…/LMR ne BFI/