Janë të patolerueshme gënjeshtrat dhe servilizmi i poshtër i Shaqir Fetait karshi vizitorëve të brendshëm e të huaj, të cilët, nuk kanë kurrfarë pune dhe obligimi tjetër përveçse t’ia urojnë “detyrën e re”, t’i shprehin përshëndetje dhe urime të mjerit! Ose, të paktën, të huajt, po e kryqëzojnë mirë Shaqir Fetain, por, ky ose nuk i kupton mesazhet diplomatike ose edhe qëllimisht i keqinterpreton. Gebelsi, këtë punë kishte: t’ia bëjë “parajsë ” veprat Hitlerit
Shkruan: Sabit Ibrahimi
Shaqir Fetai paska pritur diplomatë të huaj dhe që të gjithë i paskan shprehur mirënjohje për mënyrën e udhëheqjes së BFI-së. Do me thënë Shaqir Fetai po e bën “fet” dhe për këtë ka mirënjohje të shumta nga ndërkombëtarët. Shaqir Fetai qenka i suksesshëm sidomos në luftën dhe në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe “terrorizmit islamk”!
Shaqir Fetai, me veprimet e veta anarkike dhe shkatërrimtare, nuk po bën asgjë tjetër përveçse po ngrit baza për një ekstremizëm institucional, i cili po instalohet ngadal por sigurtë në BFI. Shkelësi i dhjetra neneve si dhe i normave më të larta juridike të BFI-së, nuk mund të pretendojë se po e ngrit një “institucion” fetar me plotë tolerancë e bashkëjetesë!
Shaqir Fetai po e institucionalizon dhe po i ndihmon strukturave të caktuara të pushtetit (që nuk ia duan të mirën BFI-së) që të institucionalizohet ekstremizmi dhe radikalizmi! Regjistrimi i “instituteve të ekstremizmit” që po mbijnë si kërpudha pas shiut dhe mosreagimi adekuat kundër ekstremizmit ortodoks që po e minon paqen në vend, në fakt, flet për një bashkëpunim të ngushtë të Shaqir Fetait me këta segmentë të pushtetit të cilët, si kundërshpërblim, ia dhuruan dhe po ia ruajnë postin e “reisllëkut”! Kur pushteti të bën “reis” kjo nuk do të thotë se je i suksesshëm por, se je segment i pushtetit, bashkëpunëtorë, dhe kur merresh me akte subversive në një institucion të rëndësishëm, si BFI-ja, kjo do të thotë se je palë me djallin!
Si po e luftuaka Shaqir Fetai me sukses ekstremizmin dhe radikalizmin islamik në vend?! Kohë më parë në Kumanovë dhe në Shkup, celulat e formuara në kohë të Shaqir Fetait, celulat e radikalizmit dhe terrorizmit , i kapi policia e shtetit dhe nuk i kapi Shaqir Fetai! Apo, i dinte Shaqir Fetai dhe i paraqiti në polici, ndaj dhe nuk ngurron që t’ia përshkruajë vetes meritat! Dëshiron jarani që këtë aksion ta llogarisë si të përbashkët, në mes tij dhe policisë!
Shaqir Fetai paska merita të mëdha për tolerancën dhe bashkëjetesën ndërfetare në vendin tonë! A e di Shaqir Fetai se çka është tolerancë e çka bashkëjetesë! A di të na e shpjegojë, apo, për të, si fjala e parë ashtu edhe e dyta, janë të njëta.
Toleranca në vetëvete ka edhe elementë të nënshtrimit, të kapitulimit, të dështimit, të pajtimit me shkeljet, diskriminimin, racizmin, fashizmin etj. vetëm e vetëm për hirë të paqes të atij që nuk është tolerant. Bashkëjetesa ka elementet e pajtimit për ruajtjen e paqes.
Ose, më shqip sepse, vështirë që mund ta kuptojë Shaqir Fetai! Tolerancë është të heqësh dorë nga insistimi për ta ringritur Xhaminë në Prilep, në Llazhec, Burmali Xhaminë! Do me thënë, popullata otodokse është këmbëngulëse në këtë qëndrim, ndërsa ti, si popullatë myslimane e dëmtuar, e toleron këtë qëndrim antisialmik vetëm e vetëm që “ujkut mos t’i turbullohet uji”! Bashkëjetesë është kur t’i ankohesh pandërprerë për një të padrejtë ndërsa, ai që ta ushtron padrejtësinë, më në fund, vendos që t’i plotësojë të gjitha kërkesat e tua të arsyeshme, sepse, mbi çdo gjë, më e mira dhe më njerëzore është paqa!
Shaqir Fetai tash e një vit gati, vetëm ka pritur e ka përcjellë përshëndetës dhe urues të kotë, nuk ka pasur kohë të merret as me tolerancë dhe as me bashkëjetesë. Tash e një vit gati vetëm ka bërë propagandë për politikat shtetërore maqedonase të cilat duhet të shpërblehen me inkuadrim në BE dhe në NATO! (A jemi a jo pjesë e NATO-s?!)
Pse Shaqir Fetai po e hesht dhe nuk po e reklamon publikisht dëshirën e flaktë të myslimanëve të Maqedonisë për ta ndërtuar “funksionin” momental të Xhamisë së djegur të Prilepit, nga nevojtore publike në Shtëpi të Zotit, që është e shenjtë për myslimanët, ku nga pesë herë në ditë vëllazërisht i luten të Madhit Zot për të gjithë të mirat e kësaj bote dhe të botës tjetër, për mbarë njerëzimin!
A është ankuar ndonjëherë Shaqir Fetai për tendencat e përhershme të pushtetit maqedonas që në krye të BFI-së të ketë vegla të veta, ndërsa t’i eliminojë të gjithë ata që angazhohen për faktorizimin e BFI-së në përpjekje për të siguruar paqe e bashkëjetesë, të cilat, nga ana tjetër, nuk mund të sigurohen duke i futur nën plaf, siç po i futë Shaqir Fetai, por duke i luftuar dukuritë negative, qofshin këto edhe politika shtetërore.
Ndërkombëtarët tashmë e kanë të qart se Shaqir Fetai nuk është asgjë tjetër përveçse një demagog dhe hipokrit i përkryer, ndaj dhe dëshirojnë që ta takojnë dhe praktikisht të binden për këto vlerësime që nuk i luan as topi!
Edhe vetë ata po ndihen në siklet kur po i lexojnë se si po i “propagon” Shaqir Fetai këto takime!
Në kohë paqe, a ka më radikalizëm se sa “parcializimi” i Institucionit që është i kategorisë kushtetutare, i nënvizuar edhe në Kushtetutën e Shtetit, duke të “institucionalizuar” dhe duke t’i pranuar shtetërisht “simotrat” tua që nuk janë asgjë tjetër përveçse antiislamizëm! E kupton Shaqir Fetai këtë problem, apo, i vetmi problem i tij është si të gënjejë sa më shumë “institucionalisht”!
Kur të plasë cipa e turpit, të vjen lezet edhe katranosja e fytyrës!