Shaqir Fetai hesht deri në përkrahje të Rusisë

Sa herë që ka pasur ndonjë sulm mbi xhamitë, me pasojë vrasje të besimtarëve të pafajshëm, ka reaguar ndër të parët dhe ashpër Shaqir Fetai. Sot, nga ajri, forcat naziste ruse të Putinit bombarduan Xhaminë e Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm dhe gruas së tij Roxolana (sulltanes Hurrem) në Mariupol të Ukrainës. Krejt bota ka reaguar duke e dënuar këtë akt si kundër njerëzimit, tolerancës fetare dhe monumenteve kulturo historike. Vetëm Shaqir Fetai ka heshtur! Po frikësohet nga punëdhënësit e tij, nga ambasadori rus apo nga “myftiu” i Putinit?! Edhe myslimanët e Maqedonisë së Veriut nëpër rrjetet sociale masovikisht po e dënojnë këtë krim të Putinit. A është mysliman Shaqir Fetai? Pse po hesht! Kush e ka frikësuar? Është dashur të dalë e të apelojë që sonte pas Akshamit apo Jacisë në ndonjë nga xhamitë qendrore të vendit, të këndohet ndonjë lutje për shpirtërat e të vdekurve në këtë xhami. Shaqir Fetai nuk mund të presë e të reagojë pas reagimit eventual të Serbisë, sepse Serbia nuk reagon, ajo gëzohet!/LMR në BFI/

Leave a Reply