Shaqir Fetain e paska vizituar Këshilltari i ri për çështje fetare në Ambasadën e Republikës së Turqisë në Shkup z. Mustafa Mesten, të cilin, si i pafytyrë që është, e paska kripur me rrena! Ka folur aq budallallëqe sa, turku pa dyshim që qenka ndarë prej tij i dëshpëruar sa më s’ka!
Në Maqedoni po u praktikuaka islami i trashëguar gjatë sundimit osman gjashtëshekullor! Askund në botë kjo Perandori nuk ka sunduar gjashtë shekuj! Në Ballkan dhe, te ne, është prezent tash e gjashtë shekuj feja islame, që i bie, pesë shekuj gjatë sundimit Osman dhe tash e një shekull nga pavarësimi prej kësaj ish-Perandorie!
Rrenë tjetër është se në Maqedoni praktikohet “islami i bazuar në sektin Hanefi”, sepse, o dudukë, mez’hebi Hanefi nuk është sekt por Shkollë Juridike Islame! Për këtë gabim fatal, të pafalshëm, do të duhej të jepnin llogari që nga tekstshkruesi e deri te vetë Shaqir Fetai, sepse, nuk ia kanë fajin ata që nuk dinë të shkruajnë, por fajin e ka vetë Shaqir Fetai që angazhon njerëz analfabetë që nuk dinë ta dallojnë sektin prej mez’hebit! T’i thuhet Mez’hebit Hanefi sekt, dhe për këtë të mos përgjigjet askush, kjo flet se Shaqir Fetai tashmë, pas shkatërrimit të BFI-së, i ka shpallur luftë edhe islamit të këtij nënqielli! Reisul Ulema pajtohet me konstatimin “sekti Hanefi”!!! Hapu tok, e të fundosemi nga turpi! Në faqen zyrtare të BFI-së e kemi lajmin ku flitet për “sektin Hanefi”. Një shtyllë e Islamit te Shaqir Fetai konsiderohet “sekt”, sepse, BFI-në e ka mbushur me “sektashë”, të cilët i mban si “skyfterë të ndonjë metaliku nga bota arabe”!
Në fillimet e “demokracionit” siç thotë Shaqir Fetai, në Maqedoninë e Veriut paskan tentuar të futen llj-lloj grupacionesh dhe të veprojnë nën petkun islam por, ja që nuk i paska lejuar të gjejnë fushë veprimi Bashkësia Fetare Islame! Shaqir Fetai, jo që nuk lë njeri që ta kontaktojnë Sulejman ef. Rexhepin por, nuk denjon as vetë që t’ia zë ngoje emrin!
Gënjenë kur thotë se BFI-ja nuk i lejoi të veprojnë grupacionet! E vërteta është se, Shaqir Fetai është fërkuar shumë fort me këta grupacione, por, luftëtari i paepur kundër sekteve e propagandave sektariane ka qenë vetëm ish-Reisul Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi, i cili, në asnjë mënyrë nuk ka pranuar që elementë të tillë të depërtojnë në Maqedoni.
Dihen shkrimet e Sulejmn Rexhepit, dihen reagimet e tij zyrtare, dihen protestat e tij ndër qarqet diplomtike, dihen ankesat e tij nëpër kongrese e konferenca ndërkombëtare ku, madje edhe me tone kërcënuese ua ka tërhequr vërejtjen të gjithë elementeve që mos të tentojnë të futen në Maqedoninë e Veriut dhe të veprojnë nën petkun e islamit, sepse nuk do të mbajë përgjegjësi as për jetën dhe as për veprimtarinë e tyre të dyshimtë.
Shaqir Fetai rrenë kur i thotë vëllait turk se, edhe ai do të angazhohet që të vazhdojë fryma e “sektit” Hanefi! Sapo u instalua nga pushteti aktual maqednas në krye të BFI-së, u regjistruan me dhjetra bashkësi të dyshimta si dhe grupe religjioze të pakuptimta që po veprojnë nën petkun islam! Madje ua ka zyrtarizuar edhe “selitë”, faltoret, “xhematet”…
Shaqir Fetai e paska keqkuptuar fjalorin diplomatik të z. Mesten, diplomatit turk, i cili i paska thënë se “ai ka dëgjuar vetëm gjëra të këndshme për Reisul Ulemanë nga paraardhësit e tij!” Dhe, këtë lavdëratë, i mjeri Shaqir Fetai, ia paska taksur vetes! Pararendësit e këtij diplomati turk kanë pasur punë me H. Sulejman ef. Rexhepin dhe, ky ka qenë përfaqësues i BFI-së dhe i myslimanëve të vendit para botës islame, para mediave të kësaj bote si dhe para diplomatëve nga kjo botë e gjetiu, dhe jo turlifarë leshperi, hajni e krimineli që bashkëpunojnë me Shaqir Fetain (për shembull, Mustafa Dauti)! Pararendësit e këtij diplomati, hiç mushavirin e fundit, që të gjithë kanë përcjellë fjal miradie për njeriun me të cilin kanë bashkëpunuar, pra, me H. Sulejman ef. Rexhepin dhe, kur e ka theksuar këtë fjali atasheu aktual turk, Shaqir Fetai është dashur të jetë më korrekt, t’ia nxë emrin ngoje dhe të shpreh mburrje se ka qenë bashkëpunëtorë i ngushtë i Reisul Ulemasë për të cilin kanë folur gjëra të këndshme diplomatët turq, pararendësit e këtij aktualit!
Shaqir Fetai hala nuk e ka bërë më të voglin veprim që t’i fascinojë ndërkombëtarët, ndërsa i ka befasuar me treadhëtinë dhe komplotin që ia bëri ish-reisit të vet!
Shaqir Fetai hala sillet si qura në mjegull, hala nuk di se cilat janë veprimet prioritare që i duhen BFI-së, me të cilat do të ndaheshin të kënaqur edhe ndërkombëtarët.
Po, Shaqir Fetai deri më sot ka bërë qindra budallallëqe, ka rrejtur aq shumë, vazhdon të rrejë me intensitet edhe më të shtuar sa që, ka nisur të ndjehet si qyqe e mjerë! Ky është perceptimi i përgjithshëm për Shaqir Fetain – qyqe e mjerë!/Levizja Myslimane për Reforma në BFI/