Shaqir Fetai me trimëri prej Goliathi për të tradhëtuar miq e parime

Sulejman Rexhepi, “babai shpitëror” i Shaqir Fetait, e kishte një ditë kur i mblidhte të gjithë teologët tanë që shërbejnë në diasporë, mbante takim të përbashkët dhe i luste që të sjellin sa më shumë para në BFI. Sepse këto i duheshin! Tani Shaqir Fetai, mbanë takim sy më sy me teologët nga diaspora, sa për të shënuar ndonjë “aktivtet” dhe për të siguruar përkrahje për një post që po mundohet ta vjedhë

Nga: Burim Muniri

Shaqir Fetai ka zgjedhur strategjinë “hap pas hapi” të vjedhjes së postit kryetar të BFI-së! Ditë për ditë, nga pak. Në ç’mënyrë?! Duke pritur “mysafirë” në cilësi të “kryetarit” dhe duke liferuar informacione se “sot, kryetari i BFI-së, Shaqir Fetai…”! Sot, kryetar, nesër kryetar… përjetë kryetar! Majc!
Me këtë, Shaqir Fetai veçsa po e dëshmon vullnetin, gatishmërinë dhe “fuqinë” prej Goliathi, për t’u përballur me miqtë, me bashkëpunëtorët me të cilët deri dje besnikërisht i shërbeu Sulejman Rexhepit, me qëllim që t’ua dëshmojë afinitetet e tij për t’i tradhëtuar jo vetëm ata por edhe parimet e përgjithshme, në veçanti, parimet islame.
Shaqir Fetait vazhdimisht i thuhet që mos të rrejë se, nuk është “kryetar” por është ushtrues detyre kryetar i BFI-së, i cili, patjetër që do të duhet t’i nënshtrohet ligjeve të vendit, të cilët shumë qartë nënvizojnë se, ushtruesi i detyrës në afat prej gjashtë muajve duhet t’i kryej të gjitha procedurat për zgjedhje të kryetarit, apo të drejtorit, duke e përjashtuar veten nga garat, për shkak të konfliktit të interesit!
Një grup teologësh janë shumë seriozë në qëndrimet e tyre për ta paditur Shaqir Fetain, alias, Mr. Shaquan, pandamin e Dr. Adhamudhit legjendar, për prezantim të rrejshëm, për manipulim të opinionit dhe për përpjekje për ta uzurpuar një post në mënyrë jo të ligjshme. Të gjitha këto tri veprime të Shaqir Fetait paraqesin vepër penale!
Shaqir Fetai përmes bastardëve gebelsianë mundohet të informojë se po bën aktivitete shumë të rëndësishme, se po pret aktivistë kombëtarë e fetarë nga diaspora, ndërkohë që aktivistët fetarë e kombëtarë të vendit nuk po ia çokin! Pastaj, ky farë i vetëshpalluri “kryetar i BFI-së”, po u fliska atyre se si duhet të organizohen në diasporë dhe po ua shpaloskëka vizionin e tij si dhe programin për një BFI të ardhshme. Shaqir Fetai, këta aktivistë patriotë e fetarë edhe po i manipulon edhe po i rrenë.
U bënë tre muaj që kur Shaqir Fetai kumtoi shkarkimin e Sulejman Rexhepit për shkak të shkeljes së Nenit 58 dhe që kur mori përkrahjen e “kolegëve” të tij për t’i organizuar zgjedhjet për kryetar të ardhshëm. Ndërsa ky, si hajn i përkryer, ua vodhi këtë vullnet të sinqertë dhe ua përktheu si punë të kryer: përcaktimin kolegial të përkohëshëm e mori si vendim përfundimtar që cakton Mr. Shaquan “kryetar të BFI-së”!
Në bazë të dispozitave ligjore të vendit, Shaqir Fetait i mbeten edhe tre muaj “free” për të thirrur qoftë edhe një mbledhje formale të Rijasetit, për ta caktuar mbledhjen e ardhshme në të cilën do të zgjidhet komisioni për hartimin e Rregullores për zgjedhje të Kryetarit të BFI-së, sepse, BFI-ja nuk e ka një rregullore të tillë. Shaqir Fetai me shokë, lakej të Sulejman Rexhepit, këtij “ia konfirmonin” qëndrimin në krye të BFI-së, thuase Kushtetuta e njeh kategorinë “konfirmim”! Këtë manipulim dëshiron ta përdorë edhe për vete, prandaj nuk bën më të voglën përpjekje për Rregulloren në fjalë si dhe për komisionin për zgjedhje të Kretarit të BFI-së!
Ku e ka hallin Shaqir Fetai? Në momentin kur do ta hartojë dhe miratojë rregulloren për zgjedhje të Kryetarit të BFI-së, vetëvetiu do ta pranojë vlerësimin e Lëvizjes Myslimane për Reforma në BFI se Sulejman Rexhepi si kryetar ka qenë ilegjitim, uzurpues i postit kryetar dhe grabitqar i të mirave materiale të BFI-së. Shaqir Fetai me të tradhëtuarit e vet kanë përkrahur qorrazi një person ilegjitim dhe kanë votuar çdo vendim të “Ilegjitimit” duke u rreshtuar si banditë pas boss-it e duke bërë kërdinë mbi Institucionin e vetëm fetar islam në RMV.
Një jetë të tërë ta kaloshë si bandit, si hajn, si miratues i hajnive, si kodosh e karagjoz dhe në fund të tentoshë që të vdesësh si “reis” – kjo nuk i shkoi as Sulejman Rexhepit, nuk do t’i shkojë as palaços së tij, Shaqir Fetait. Mr. Shaqua, pandami i Dr. Adhamudhit, duhet ta ketë të qartë se, numri i teologëve të vendit, të cilët janë tejngopur me veprime banditeske e të kriminalizuara alla-Sulejman Rexhepi, është gjithnjë e në rritje dhe, revolta e tyre sa nuk ka shpërthyer. Ata duan një kryetar legjitim, të zgjedhur prej tyre dhe prej përfaqësuesve legjitim të tyre, e jo kryetar gjyqësor, policor e partiak siç po imponohet axhamiu, Shaqir Fetai.
Shaqir Fetai ka edhe një hall! Në moshën 62 vjeçare do të vetëzgjidhet “kryetar i BFI-së”, sepse, kështu i thotë mendja e tij prej hajni! Ai mendon si Sulejman Rexhepi! Duke qenë në krye të Institucionit do të gëzojë edhe paprekshmëri nga organet e drejtësisë për çdo veprim që ka bërë, që bën e që do të bëj! Ai ka lejuar, ka votuar dhe ka miratuar vjedhjen e pronave dhe të parave të vakëfit që kap vlerën e disa miliona euro, që u vodhën gjatë pesë viteve të fundit, nga koha kur Afrim Tahiri e la postin e sekretarit gjeneral të BFI-së! E ka frikën për miliona euro të vjedhur nga Haxhi, nga kurbanët e paguar dhe të patherrur; e ka frikën nga manipulimi me vakëfin e Gostivarit si dhe me mosrealizimin e një prej vakëfeve që do t’ua investonte dhe dhuronte Banka Islamike për Zhvillim. Prandaj Shaqir Fetai i shmanget debatit dhe takimit me Afrim Tahirin, me bartësin e idesë dhe projektit për reforma të thella në BFI. I druhet skuqjes para tij, i druhet qortimit prej tij, i druhet fakteve, dokumentave dhe argumenteve me të cilat mund ta përballë Afrim Tahiri. Gjatë këtyre tre muajve edhe vegjetimin në BFI Shaqir Fetai e ka pasur antikushtetuese, sëkëndejmi, me një shkelës të tillë të Kushtetutës së BFI-së, asnjë mysliman i sinqertë nuk e beson se H. Afrim Tahiri do të pranonte që të ulet në marrëveshje me një hajn, manipulant, kodosh e tradhëtar siç është Shaqir Fetai. Me të nuk ka bisedime e marrrëveshje, me të ka vetëm ballafaqime nëpër organet e drejtësisë. Këtë e di edhe vetë Mr. Shaqua.
Kot e ka Shaqir Fetai, nuk mund të shitet si engjell kur të gjitha faktet dhe argumentet dëshmojnë se ai është një bastard i vogël i shejtanit, nëse jo vetë shejtani. E ka rastin historik që të ikë nga ky etiketim duke e kryer procesin e zgjedhjes së kryetarit të BFI-së dhe duke u tërhequr në pension! Me hajni e tradhëti Shaqir Fetai nuk mund të bëjë karrierë.

Leave a Reply