Shaqir Fetai në rolin e “viktimës” së pushtetit që e instaloi në krye të BFI-së

Jo një herë është konstatuar se, Shaqir Fetai vuan nga kompleksi i më të madhit, më të ndikueshmit dhe më të veçantit! Ndërsa nuk vlenë sa një metalik teneqeje! Është më i padituri, më i ligu, në aspekt kombëtar dhe fetar, si dhe më hipokriti

 

Shkruan Ibrahim Osmani

Shaqir Fetai, këto ditë paska takuar përfaqësues nga Meshihati i BFI-së të Serbisë, i cili vepron nën ombrellën e Rijasetit të Sarajevës.
Arsyeja e kësaj vizite është e pashpjegueshme, madje edhe nga vetë delegacioni prej Serbisë, si dhe përfaqësues nga institucionet fetare islame të Preshevës.
Nga pala mysafire, thjesht, janë arsyetuar se, kemi pasur një ftesë nga “reisi” Shaqir Fetai për ta vizituar “Rijasetin” e tij dhe, kaq. “Shpresojmë që të nisim bashkëpunimin në mes të institucioneve tona fetare”, ka thënë një prej pjesëtarëve të delegacionit nga Serbia!
Shaqir Fetai ka theksuar se “biseduam për problemet me të cilat përballen të dyja bashkësitë fetare dhe shkëmbyem eksperiencat tona në tejkalimin e pengesave dhe udhëheqjen e bashkësive islame përkatëse.”
Vetëm lexojeni me kujdes këtë fjali të demagogut të tipit të Shaqir Fetait!
E para: cilat janë ato probleme me të cilat përballet “rijaseti” i tij! Më herët, kur ishte në krye të Rijasetit H. Sulejman ef. Rexhepi, kurrë nuk ia përtonte që t’i theksojë një nga një problemet, të cilat kryesisht vinin nga politikat ditore të qeverive maqedonase! Shaqir Fetai tani nuk ka probleme nga kjo qeveri, ndonëse çdo ditë ia regjistrojnë nga një “bashkësi fetare, ia marrin nga një xhami duke e shndërruar në “muze”, në “nevojtore publike”; në lagjen Aerodrom i ke dhjetra kisha bashkëkohore, ndërsa një kilometër më tej, në lagjen shqiptare Lisiçe nuk lejohet ndërtimi i një xhamie; moskthimi i pronave të vakëfit, apo, mos vlerësimi real i pronave me statut politik “pronë e përbashkët” etj. etj.
E dyta: Shkëmbyem eksperiencat tona!!! Po çfarë eksperience na paska Shaqir Fetai në krye të “rijasetit” përveçse ato të pritjeve dhe përcjelljeve të “delegacioneve” që i fton për t’ia uruar detyrën e re të dhuruar nga pushteti maqedonas dhe për ta përshëndetur e për t’i dëshiruar jetë të gjatë e shumë suksese! Cilin aktivitet të rëndësishëm ua ofron si “eksperiencë” palës tjetër, e cila, duket të jetë shumëfishë më e sinqertë, më e devotshme, më e organizuar se sa Shaqir Fetai! Shaqir Fetai do të ketë pasur mudësinë t’ua ofrojë vetëm eksperiencën e tradhëtisë si dhe të komplotit, eksperincën e kapjes së pushtetit të një Instiitucioni fetar për të cilën nuk është i denjë as në rolin e “portirit”! Mbase nuk u duhet eksperienca e Shaqir Fetait në shkeljet e Kushtetutës së BFI-së sa herë t’i kujtohet atij! Krejt në fund, këta përfaqësues të këtij Meshihati, nuk kanë nevojë për kurrfarë eksperience të Shaqir Fetait, sepse, ata e kanë eksperiencën e “kibles” së tyre, Rijasetit të Sarajevës! Ata, mund t’i ofrojnë eksperiencë Shaqir Fetait, se si të kalojë në Meshihat dhe t’i drejtohet asaj “kible” të Sarajevës, ku Shaqir Fetai ka filluar nga eksperiencat më të turpshme për njerëzimin – ndjekjen policore të shokëve të studimit! Me Shaqir Fetain mundet që BFI-ja e RMV-së të bëhet pa kurrfarë problemi “meshihat” i Rijasetit te Sarajevës, siç e pranuan këtë “kible”, disa “hoxhallarë” të Luginës së Preshevës, me pretekstin se nuk dëshirojnë ta njohin Rijasetin e Serbisë! Po ç’lidhje kanë me Rijasetin e Bosnjës? Pse nuk e njohin “rijasetin” e Kosovës, të Maqedoonisë, të Shqipërisë, apo, pse nuk veprojnë të pavarur, por i bëhen “tabi” Rijasetit të Sarajevës! Një eksperiencë e këtillë do të ishte shumë e dëshirueshme nga ana e Shaqir Fetait dhe ky lutet që kjo të bëhet realitet, sepse, të paktën, do të lehtësohej dukshëm nga problemet financiare. Ky nuk është mësuar të mbledhë e të menaxhojë, por, të vjedhë e të zhvasë!
E treta: “Në tejkalimin e pengesave në udhëheqjen e bashkësive islame përkatëse”?! Këtë problem e ka vetëm Shaqir Fetai dhe, këtë problem kurrë nuk do ta mund ta tejkalojë, nuk do ta shohë asnjëherë atë film të ”udhëheqjes së rehatshme të BFI-së”, sepse, e ka kapur me tradhëti, me pa meritë dhe duke i rrejtur bashkëpunëtorët e vet. Për këtë pisllëk Shaqir Fetai është shumë i vetëdishëm, prandaj edhe e ka brengë se si ta udhëheqë sa më lehtë e pa pengesa këtë Institucion ku u instalua si “projekt kiç” falë pushtetit aktual maqedonas, i cili nuk ka kurrfarë pikëtakimi me islamin. Duke i shërbyer këtij pushteti, Shaqir Fetai i humbë pikëtakimet me realitetin dhe, këtu është ajo pengesa kryesore që atij ia ngatërron këmbët dhe, vetëm pritet kur të bie hyndë e buzë e të përsheshet si pijanec i taposur. Shaqir Fetai është shumë i vetëdishëm se, ashtu siç erdhi ashtu edhe do të ikë!

h.Sead ef. Nasufoviq dhe h.Sulejman ef. Rexhepi

Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Rijaseti i Bashkësisë Islame të Serbisë më 22 tetor, 2019, në selinë e Rijasetit të BFI në Shkup, kanë nënshkruar Memorandumin e bashkëpunimit. Në emër të BFI të RMV Memorandumin e ka nënshkruar Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, Kryetar i BFI të RMV, ndërsa në emër të Rijasetit të BIS, Reis’ul-Ulema h. Sead ef. Nasufoviq. Memorandumi ka një hark kohor realizimi dhjetorin e vitit 2021.
Shaqir Fetai pa e përmbyllur bashkëpunimin me Rijasetin e Serbisë, pa i njoftuar se më nuk do të bashkupunoj me ta, njofton se do të bashkëpunon me një bashkësi tjetër islame të Serbisë! Dhe, çka tash, hajde të pijmë nga një kafe, më uroni “që jam zgjedhur reis” dhe, ikni! Mjafton të bëhet një faqe lajmë i mbushur me emrat e shoqëruesve të “kryeparëve” si dhe 25 fotografive, ndërsa dy fjali të dëshmojnë se ka gatishmëri për “shkëmbim të eksperiencave”!

 

Leave a Reply