Mbi 33 nene të shkelura të Kushtetutës së BFI-së! Çka do të thotë kjo? Tallje me një nga Institucionet më të vjetra në Ballkan, i cili i bëri ballë turlifarë pushtuesi e okupatori? Pse u nëpërkëmbën normat juridike të BFI-së? Vetëm për të treguar se ka edhe “pushtues” të atillë që mund ta devalvojë deri në këtë masë Institucionin fetar islam! Një veprim ky i okupuesve antiislamistë
Shkruan Jasir JASHARI
A e keni dëgjuar se me sa mburrje flet Shaqir Fetai për ish-reisul ulemanë Sulejman ef. Rexhepi? A e keni dëgjuar se me sa mburrje flet Shaqir Fetai për bashkëpunmin e tij 18 vjeçar si myfti me Sulejman ef. Rexhepin! Gati tre degada i ka shërbyer, ka mësuar prej tij, e ka pasur “idol”, ka luftuar për të, kushdo që ia ka turbulluar ujin Sulejman ef. Rexhepit menjëherë e ka shpallur armik të islamit e të BFI-së!
Shaqir Fetain e mori dikush mësyshë! Shaqir Fetai, në mënyrë tepër naive, flet për një të kaluar të BFI-së e cila është menaxhuar shumë keq. Fare nuk do t’ia dijë se edhe vetë ka qenë pjesë me shumë kompetenca në atë menaxhim të keq të BFI-së dhe, për pasojë, u desht të largohet vetëm Sulejman ef. Rexhepi e jo edhe tërë ekipi i tij! Paska shkelur Nenin 58 të Kushtetutës së BFI-së! Asnjë nga alinetë e atij neni nuk ka mundur të shkilen pa përkrahjen masovike të Rijasetit pjesë e së cilës ka qenë edhe Shaqir Fetai. Shaqir Fetai sot, madje pa pikë turpi, i qorton e mërzitet shumë me të gjithë ata që për shkak të moshës kontaktojnë me Sulejman ef. Rexhepin! Shaqir Fetai nuk lejon që, edhe të hanë nga BFI-ja edhe të kontaktojnë me Sulejman Rexhepin, i cili që nga punësimi i parë e deri në pensionim, kaloi jetën në BFI! Nuk guxon askush të flasë me Sulejman ef. Rexhepin sepse ai ka shkelur Nenin 58!
Plot 33 nene të Kushtetutës së BFI-së i paska shkelur Shaqir Fetai sipas analizës të bërë nga Këshilli për mbrojtjen e kushtetutshmërisë së BFI-së! Në raport me shkeljen e nenit 58 për ç’gjë u dëbua nga BFI Sulejman ef. Rexhepi, atëherë i bie që Shaqir Fetai të hypet në një govatë raketash dhe të dërgohet për në Hënë apo për në Mars, sepse për në Tokë nuk i ka ngelur vend ku mund ta ngulë b…
Për një nen (58) që qenka shkelur për vite me radhë, u humb besimi i mbi 70 për qind i myslimanëve të vendit ndaj BFI-së! Megjithatë, për hirë të së vërtetës, për frikën nga Zoti i Madh, duhet pranuar se ky nen nuk do të mund të shkilej asnjë sekond nëse në këtë shkelje nuk do ta ndihmonin dhe përkrahnin të gjithë bashkëpunëtorët dhe servilët e poshtër të Sulejman ef. Rexhepit. Me shkeljen e këtyre 33 neneve, edhe ai 30 për qindësh i myslimanëve që kishin një trohë simpatie ndaj BFI-së, do ta braktisin këtë Institucion. Askush nuk mund t’i përkrahë shkatërruesit e një Institucioni, me përjashtim të armiqve të atij Institucioni. Shkelësit e Kushtetutës së BFI-së dhe përkrahësit e kësaj vepre penale, janë vetëm ata të cilët janë mësuar me shkeljen e mëhershme të neneve të Kushtetutës, ata që druajnë se nëse do të stopohet shkelja e më tejme do të përgjigjen për shkeljet që i kanë bërë dhe, ata që e kanë mision nëpërkëmbjen e normave juridke të këtij Institucioni deri sa të rrënohet përdhe!
Shaqir Fetai plotë 18 vite si myfti dhe si anëtar Rijaseti ka vjelur taksat e myslimanëve të Gostivarit, i ka dorëzuar në Rijaset dhe ka kontribuar në formimin e grupit i cili do të nisë të shkelë nenin 58, do ta joshë këtë shkelje kushtetutare me qëllim që të krjohet një alibi për ta eliminuar nga skena babain e tij shpirtërtor, Sulejman ef. Rexhepin! Tani do të duhet të gjejë donacione të fuqishme financiare që t’ia zgjasë jetën sa më shumë grupit që shkelë të gjitha nenet e Kushtetutës dhe aktet e tjera normative të BFI-së.
Vështirë se do ta ndihmojë Zoti në këtë mision të mbrapshtë. Sado që Shaqir Fetai do të punojë “me përkushtim” për islam e për BFI, megjithatë, nuk do ta gëzojë ndihmën e Allahut Fuqiplotë, sepse ka shkelur parimet islame në të cilat mbështeten nenet e Kushtetuutës së BFI-së. Truqet e Shaqir Fetait janë të lexueshëm për djallin e jo më për Zotin e Gjithëdijshëm.
Shaqir Fetai një gjë është dashur ta ketë parasyshë në momentin kur ka vendosur t’i shkelë të gjitha ato nene të Kushtetutës së BFI-së. Për shkeljen e një neni (58) çfarë skandalesh u shkaktuan në BFI e farë muhabetesh u përfol në mesin e myslimanëve të Maqedonisë. Shtrohet pyetja: çka do të ndodhë me BFI-në dhe me muhabetet ndër myslimanë kur do t’i vie dita të japë llogari Shaqir Fetai për shkeljet kushtetuese që ia bën në çdo sekond BFI-së! Zot, mos i mëshiro ata që janë plotësisht të vetëdishëm për veprimet e tyre antiislame!