Shaqir Fetai shumë shpejt do të përjashtohet nga “skenari”

A mundet që prezenca në xhemat e një grupi të hajnave, të tradhëtarëve, të rrencave, të pisave, të shitet si miratim dhe si gëzim i masës për këtë lloj uniteti që e “pasqyrojnë” kjo kategori më e poshtër e shoqërisë

Nga Nagip Selmani

Janë të kota përpjekjet partiake por edhe të shërbimeve sekrete që e kanë instaluar Shaqir Fetain në krye të BFI-së që ta paraqesin si “lider”, si “udhëheqës që i pritë delegacioneve të Rijasetit”, si “unifikus” i shqiptarëve, sepse, pa fije dyshimi, Shaqir Fetai mund të llogaritet vetëm si një “put prej druri”, para të cilit rrejshëm përulen një grup administratorësh të tij “fetaro-politik”!
Grupimi i Shaqir Fetait, me bashkëmendimtarët e vet në tradhëti e në komplot, në vjedhje e në spiunim, nuk mund të pretendojë se përfaqëson unitetin, se reflekton unitetin e hoxhallarëve të vendit.
Hoxhallarët e vendit, kurrë nuk mund të pajtohen që të prihen prej një pisi, më sa që u pajtuan ndonjëherë devet që të prihen prej gomarit!
Hoxhallarët nuk reagojnë kundër ëndërrave të pista të Shaqir Fetait, sepse, ata nuk ndjehen fajtor për instalimin e tij në krye të BFI-së! Nuk është faj i hoxhallarëve të vendit se Shaqir Fetai ushtroi tradhëti e komplot mbi BFI-në, sepse ata as nuk e zgjodhën dhe as nuk e përkrahën. Thjesht, hoxhallarët e vendit Shaqir Fetain e shohin si një copë mishi të kalbur, të cilin në “trajtë njeriu” e instaluan në krye të BFI-së shërbime sekrete antishqiptare e antimyslimane si dhe partitë nga i njëjti brum që përbëjnë “masën” e pushtetit aktual.
Hoxhallarët Shaqir Fetain nuk e përceptojnë si lider për të cilin duhet të angazhohen, të brengosen, ta mbrojnë, apo ta përkrahin! Hoxhallarët kanë mision q t’i shërbejnë xhematit gjegjës dhe vetëm atyre t’u japin llogari!
A është parë ndonjë hoxhë që t’i dalë në mbrojtje Shaqir Fetait!!! Cili hoxhë ka shpehur bindje të plotë se Shaqir Fetai kurrë nuk ka qenë nxënës i oficerit të UDB-së, Stanko Dragoviqit!
Hoxhallarët nuk kanë punë as me pushtetin, as me udbashët, hoxhallarët ruhen si nga pushteti ashtu edhe nga udbashët, gjithnjë duke pasur kujdes që të jenë sa më të dashur dhe sa më të afërt me xhematin e vet.
Bredhja spiuneske e Shaqir Fetait nga një “rast” në tjetrin “rast”, duke u shoqëruar nga anëtarë të rijasetit të vet, nuk do të thotë se kjo është forma e dëshmisë së “unitetiit”, sepse nëse ka “unitet” aty ai është vetëm “uniteti i hajnisë”, “uniteti i spiunazhit”, ”uniteti i marionetave partiake”, “uniteti i tradhëtarve” që demonstrojnë fuqinë e komplotit dhe shpejtësinë e nguljes së thikës pas shpine!
Nuk ka as aty “unitet të sinqertë”, në mes të “bashkëshoqëruesve të Shaqir Fetait në rrugëtimin e shndërrimit të BFI-së në vegël politiko-partiake”! Cili prej tyre deri më sot “shprehu dhembje” për reisin e tyre tashmë të lakuriqësuar deri në palc e në shpirt?! Kujt i ha palla se kush është Shaqir Fetai? Thjesht, ata nuk guxojnë të mungojnë aty ku është Shaqir Fetai, sepse – çkuptim do të kishte “kundërzbulimi”! Ata duhet të raportojnë diku për besnikrinë dhe sinqeritetin e Shaqir Fetait karshi “shërbimeve sekrete” që e katapultuan nga bashkëpunëtor i UDB-së në “reis”!
Mosreagimi i hoxhallarëve kundër përpjekjes së pushtetit që përmes Shaqir Fetait ta vë nën kontrollin absolut BFI-në, flet për mungesën e gatishmërisë së hoxhallarëve për t’u konfrontuar me pushtetin, sepse, sakaq do të fillojnë stigmatizimet dhe etiketimet politike të hoxhallarëve. Këtë e dëshiron dhe e pret Shaqir Fetai, por, këtë dëshirë kurrë nuk do t’ia plotësojnë hoxhallarët.
Hoxhallarët janë shumë të vetëdishëm për lojën e ndyrë të Shaqir Fetait por edhe për ndjeshmërinë e çështjeve kombëtare që dikush përpiqet që t’u japë konotacion të ekstremizmit fetar! Rreth kësaj ndjeshmërie hoxhallarët e vendit janë unikë dhe, pa dyshim, të pamanipulueshëm. Prandaj, shumë shpejt, nga ky skenar i shërbmeve sekrete do të përjashtohet Shaqir Fetai, si i paaftë për të shkaktuar veprime që do ta degjenerojnë çdo çështje kombëtare të Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Leave a Reply