Shaqir Fetai u dogj për t’u vizitur

Në çastin kur Shaqir Fetai heton se është bllokuar dhe injoruar për kohë të gjatë, sakaq, nis dhe në “kabinet” thërret bashkëpunëtorë të vet, thërret ndonjë haxhi babë, thërret ndojë myfti apo profesor, ndonjë “drejtor” apo hoxhë. Të gjithë i thërret duke u thënë se ka diçka me rëndësi për t’iu thënë (pra, i manipulon), se do t’ua kumtojë një vendim shumë interesant, se ka një detyrë apo një organizim enkas për të, se… Në fakt, nuk ka asgjë përveçse të fotografohet me ta dhe, tri-katër fjal për një takim të tillë t’i shoqërojë me nja 20-30 fotografi! Çka flet kjo nëse jo për shpirtin në krizë?! Çka fet kjo nëse jo për trurin e mjerë?! Çka flet kjo nëse jo për qenien më të poshtër që mund të gjendet në mes të njerëzve të mirë.

Paramendoni, takimi i Shaqir Fetait me “organet” e veta, me “bashkëveprimtarët” e vet duhet të jetë punë ditore, obligim i detyrueshëm, për ç’gjë nuk ka nevojë të bëhet lajm! Çka do të ndodhte me mediat sikur kryeministri të informonte orë e çast se u takua me këtë apo me atë ministër, me këtë apo me atë drejtor agjencie shtetërore! Heeejjj, abdalli informon se qenka takuar me “ligjëruesit” e ardhshëm në “TV Ikre”!
Çmenduria kulmore e Shaqir Fetait ishte pritja e Nizam Reshitit, një nëpunsi i BFI-së (të cilin dikur e pat suspenduar nga puna!) të caktuar për “marëdhënie me botën turke” vetëm pse e di turqishten, i cili, bashkë me nja dy infermierë të vendit paska qëndruar më se një javë në Turqi për t’i siguruar vaksinat për haxhilerë!
Edhe përprara këto vaksina BFI-ja i ka pasur donacion nga Turqia, pra, vaksina gratis! Punët administrative sot mund të kryhen nga zyrja. Pasi të merret konfirmimi se u siguruan vaksinat, niset njeriu, i merr vaksinat dhe, të nesërmen mund të jetë në shtëpi! Pse duhet që me javë të tërë të presë e të “maltretohet” Nizam Reshiti në Turqi për vaksina! Pse të lihet kaq shumë të vuaj? Pse për vaksina gratis të bëhet pagesa prej mijra euro për tre-katër vetë, madje t’u jepet edhe mëditje! Nizam Reshiti e ka punë një gjë të tillë, siç e ka punë edhe ai që pastron, që përgatit çajin, kafen në BFI! Shaqir Fetai këto ditë do të pranojë edhe shoferin për t’i treguar krejt botës se si e ka larë veturën me të cilën Shaqir Fetai harxhon mijëra euro nga fitri e zeqati që jepet për “mirëmbajtjen e Medresesë” e që ky i shpërdoron në relacionin ditor Gotivar-Shkup dhe anasjelltas!
Pra, Shaqir Fetai nuk gjenë arsye për t’i falënderuar turqët, Republikën e Turqisë” që edhe sivjet na dhanë gratis vaksina, por falënderon dhe e mjeron “turkun” e vet që ia paska dalë që pas shumë mundi t’ia sjellë vaksinat e dhuruara prej Republikës së Turqisë. Shaqir Fetai jo njëherë ka dëshmuar se është njëri prej atyreve që ta ha bukën e ta dh… tepsinë!

Leave a Reply