Shaqir Fetai vrasësi i akteve normative të BFI-së

Shaqir Fetai sikur të vepronte edhe me Ligjet e Sheriatit, nuk i ka hije, nuk i beson askush, nuk ia pranon as Zoti Fuqiplotë, sepse, edhe ky veprim do t’i dilte kamuflazh! A i ka hije një tradhëtari, një komplotisti, një udbashi, një nxënësi të oficerit të UDB-së serbe që e ka pagëzuar me nofkën spiuneske ORAO, të veprojë me Sheriat

Nga Blerim Mahmuti

Në një kundërpërgjigje drejtuar ish-deputetit Muhamed Zekirit dy-tre vite më parë, ish-myftiu i Gostivarit, Shaqir Fetai, ia bënte me dije deputetit se, Bashkësia Fetare Islame, të gjitha organet e saj, duke filluar që nga imamët e deri te Kuvendi i BFI-së, që të gjithë punojnë bazuar në aktet normative që i ka ky Institucion, si Kushtetuta, rregulloret e organeve bazë, stautet e institucioneve arsimore etj. Tutje, Shaqir Fetai e porositë deputetin që mos të merret me punët e brendshme të BFI-së por të merret me realizimin e obligimeve që i marrin në Paralement e sidomos me realizimin e premtimeve parazgjedhore që si qeveri LSDM-BDI ia kanë dhënë BFI-së!
Çka flet ky fakt i pamohueshëm!
E para, pa dyshim që BFI është Institucion shumë serioz, e cila, në fillimvitet nëntëdhjeta punonte si institucion i kategorisë statutare! Për t’u avancuar në kategori kushtetutare, është dashur një punë e mynxyrshme, të cilën, Shaqir Fetai as që mund ta imagjinojë; Shaqir Fetai as që ka kapacitet për ta kuptuar se nëpër ç’probleme e ç’rreziqe është futur H. Sulejman ef. Rexhepi me shokët e ngushtë (këtu kurrë nuk është përfshirë Shaqir Fetai, sepse ia kanë ditur kualitetet e spiunimit) për ta avancuar BFI-në në kategori kushtetutare!
Pas kësaj është dashur një mal punë për t’i harmonizuar të gjitha aktet normative me tërë materien e Kushtetutës së BFI-së. Pikërisht, më 27 maj të vitit 2020, BFI-ja do ta përjetojë goditjen më të rëndë fatale që ia ka dhënë ndonjëherë ndonjë armik! Shaqir Fetai, i cytur nga politikat e poshtra, antifetare e antikombëtare të shërbimeve të ndryshme, mori guxim që të dalë publikisht dhe të demonstrojë thyerjen në “kurririz” të BFI-së! Duke ushtruar një komplot të pistë dhe një tradhëti të poshtër, ai shkelë Kushtetutën, mohon çdo akt normativ të BFI-së vetëm e vetëm që të jetësojë projektet e shërbimeve të huaja, të cilët e kishin marrur nën mbrojtje këtë farë “teologu” të rritur e të trashur me lavdërata të përditshme që ia dedikonte “babai shpirtëror” i tij, H. Sulejman ef. Rexhepi.
Që nga kjo datë aktet normative të BFI-së u shkelën me qindra herë, ndërsa Shaqir Fetai as që guxon të mendojë se në BFI ekziston diku ndonjë kushtetutë e saj, sepse ai drejtohet nga direktivat partiake e politike të huaja, andaj nuk ka nevojë për asnjë akt normativ të BFI-së. I përmend herë pas herë, kur të kapet gafil duke vepruar publikisht në shërbim të partive dhe strukturave që e instaluan në krye të BFI-së!
E dyta, edhe H. Sulejman ef. Rexhepi qenka përzier më parë me partitë politike, ë! Kështu, tërthorazi na e bën të ditur Shaqir Fetai! Por, përzierja e efendi Rexhepit paska qenë ekskluzivisht në të mirë të BFI-së! Pra, ish-reisul ulema, efendi Rexhepi, paska arritur që t’i detyrojë partitë që të premtojnë gjëra të rëndësishme për BFI-në?
Po Shaqir Fetai? Ç’pretime mund të presë përveçse t’ia garantojnë paprekshmërinë në kolltukun e uzurpuar përmes komplotit e tradhëtisë së turpshme?! Shaqir Fetai nuk pranohet si palë negociuese, por, pranohet vetëm si palë militantiste! Duhet të militojë, duhet të lusë myslimanë që nëse kanë Allah të votojnë kandidatin e LSDM apo të BDI-së, sepse, do t’i luhet karrigia e pastaj mund të kthehet Sulejman Rexhepi apo Afrim Tahiri, njeriu më kushtetor në historinë e gjithmbarshme të BFI-së!
Fare në fund, Shaqir Fetai sikur të vepronte edhe me Ligjet e Sheriatit, nuk i ka hije, nuk i beson askush, nuk do t’ia mundësonte as Vetë Zoti Fuqiplotë, sepse, edhe ky veprim do t’i dilte kamuflazh! A i ka hije një tradhëtari, një spiuni, një udbashi, një nxënësi të oficerit të UDB-së serbe që e ka pagëzuar me nofkën spiuneske ORAO, të veprojë me Sheriat? Ai mbase edhe mund të pendohet, porse, ai pendim nënkupton tërehqje nga parrugësia ku është futur dhe kthim te Allahu Mëshirëplotë! Pra, kjo pendesë duhet të jetë për Allah dhe jo për “liderë poltikë”! Pendesa nënkupton heqje dorë nga hipokrizia. Gjithçka mund të bëjë Shaqir Fetai, por, të heq dorë nga hipokrizia, këtë nuk e bën dot.
Për më tepër ndiqeni video-insertin e mëposhtëm!

https://www.facebook.com/113481260056706/posts/721977942540365/

Leave a Reply