Shaqir Fetait i është rrasur mendja se është ministër i Zaevit

Shaqir Fetai paska kryer një vizitë jo vetëm zyrtare por edhe vëllazërore në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut, në Kajro! Pse zyrtare? Mos po mendon Shaqir Fetai se është ministër i punëve të jashtme, apo, ndonjë funksionar i lartë i shteteve arabe që paskësh kryer “vizitë zyrtare” në ambasadë

A ka qenë më e degraduar dhe më e tjetërsuar Bashkësia Fetare Islame se sa në këtë kohë që kur në krye të saj, pushteti aktual maqedonas, e instaloi fuksin, Shaqir Fetain!
Shaqir Fetai, duke ia ditur për nder, apo edhe për borxh, pushtetit aktual për atë që e vunë si hut në krye të BFI-së, ka nisur që BFI-në ta paraqesë si digaster të qeverisë, kurse veten, si pjesë përbërëse të kabinetit qeveritar të Zoran Zaevit. Shaqir Fetai shpesh sillet si funksionar partiak e shtetëror, meqë nuk mund ta identifikojë ndryshe veten përveçse militant partie, sepse, ndryshe, nuk e ka të sigurtë qëndrimin në BFI as edhe dy sekonda!
Ai e paska vizituar Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Kajro, (në fakt, e ka vizituar militantin e partisë ku aderon edhe vetë Shaqir Fetai) ku paska realizuar një vizitë “sa zyrtare aq edhe vëllazërore”! Cili faktor shtetëror apo botëror e dërgoi Shaqir Fetain për ta kryer këtë “vizitë zyrtare”?
Shaqir Fetai abuzon, është nëna e abuzimit, keqpërdor edhe besimin që ia kanë dhënë strukturat e caktuara shtetërore. Ai sillet si padron, e keqpërdorë respektin partiak që ia shpreh ushtruesi i detyrës ambasador në Kajro, z. Xhevair Xhemaili! Nga fotot shihet se Shaqir Fetai e ka torturuar ambasadorin, e ka nënçmuar, e ka nënvleftësuar, i ka hyrë në zyre si një spiun i regjur dhe, duke ia matur zyren dhe duke ia ekzaminuar me një shikim prej spiuni, ai e përshkruan ushtruesin e detyrës ambasador, si diplomat i papërvojë, frikacak, i cili, këdo që e pranon në zyrë, i raporton hollësisht për tërë aktivitetin e vet prej diplomati!
Shaqir Fetai thotë: “U.D. Ambasadori e informoi Kryetarin e BFI hollësisht për punët që bënë, ndikimin e tij në ecurinë e punëve dhe, në të njëjtën kohë shprehu gatishmërinë e parezervë për të qenë në shërbim edhe për nevojat të BFI të RMV.”
A thua është e vërtetë kjo që ushtruesi i detyrës ambasador i ka raportuar Shaqir Fetait në hollësi për punën që e kryen?! Apo, për këtë raportim të detajuar meritë ka Shaqir Fetai i cili, si një fuks i regjur, ka arritur që t’ia nxjerrë të gjitha përgjigjet në të gjitha pyetjet që ia ka shtruar! Nëse ka ndodhur kjo – atëherë këtu merr fund diplomacia e z. Xhemaili, i cili, është dashur të dijë se, përballë ka një udbash të hershëm dhe jo ndonjë minisër përkatës të qeverisë maqëdonase.
Pastaj, Shaqir Fetai ia nënçmon edhe shtetin të cilin e përfaqëson ai ushtrues detyre ambasador, sepse, duke e llogaritur veten si “shtet në shtet”, Shaqir Fetai thotë se ka marrur garanca se zotëri diplomati në fjalë, do të vihet edhe në shërbim të BFI-së, madje, “për të qenë pa rezervë në shërbim edhe për nevojat e BFI-së”!
Nevojat e BFI-së në atë ambasadë mund të shprehen vetëm përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, sepse, z. Xhevair Xhemaili në Egjipt dhe në “tërë Afrikën” përfaqëson shtetin e Maqedonisë së Veriut dhe nuk është aty që të jetë në shërbim të Shaqir Fetait, person ky kontravers e më i përafërt me shërbimet e UDB-së se sa me pushtetin maqedonas apo edhe me partitë shqiptare në pushtet!
Shaqir Fetai na informon se, “gjatë takimit u bisedua edhe për punë tjera që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e ndërsjella, në veçanti për nevojat eventuale të studentëve nga Maqedonia e Veriut, që me kënaqësi ambasadori pranoi të jetë në shërbim të tyre”.
Shaqir Fetai edhe me këtë rast dëshmon se është idiot i llojit të veçantë, specie më vete, e lindur dhe rritur që ta dëmtojë çdo interes që i përket kombit dhe fesë! Me këtë informim, Shaqir Fetai, në fakt vetëm sa i bën dëm dhe ia mbyllë karrierën një ambasadori shqiptar! Po si qenka pajtuar ambasadori i një shteti që të ketë marëdhënie të ndërsjellë me një institucion të shtetit të vet?! Shaqir Fetai ia ka futur kot, me të vetmin qëllim që t’i bëjë dëm personit i cili, në atë ambasadë, veç të tjerash, është edhe për t’i mbrojtur interesat, për t’i përfaqësuar qytetarët e vet dhe për të qenë në shërbim të qytetarëve të vet, pra, edhe të studentëve shqiptarë, fare pa ia premtuar këtë Shaqir Fetait!
Fare në fund, nëse ky informacion është i vërtetë, atëherë duhet të konstatohet:

  1. Shaqir Fetai mendon se personalisht është përfaqësues i një shteti, ndërsa institucioni që e ka uzurpuar është digaster i rëndësishëm qeveritar;
  2. Shaqir Fetai e ka në gjak që t’i dëmtojë shqiptarët, së këndejmi, edhe këtë vizitë duhet interpetuar si përpjekje e tij prej spiuni për ta “ngulur” njeriun i cili ka mall për ta takuar një shqiptar, çfarëdo qoftë ai, dhe;
  3. Shaqir Fetai dëshiron që t’i dëshmojë botës (sidomos “botës serbe”) se, të gjithë institucionet e vendit janë të të njëjtit nivel siç është Shaqir Fetai, dudukë e ahmakë, i njëjti brum prej nga është gatuar edhe ky vetë! /Lajme7/

Leave a Reply