Shaqir Fetait po ia kthejnë kah Zagrebi

Shaqir Fetait po i skadon “mandati” i vjedhur duke e lëvizur b… sa në Sarajevë, sa në Zagreb. Me siguri, krejt varësisht se ku ia caktojnë vendin pr t’i marrur instrukcionet se si të veprojë më tutje

Nga Valdrin Emrullahi

Në një krizë të rëndë financiare, në të cilën ndodhet aktualisht Bashkësia Fetare Islame që kur u dëmtua në kurriz nga komploti dhe tradhëtia e Shaqir Fetait, të nisesh për një vizitë krejtësisht private me shtatë-tetë veta, siç qenka nisur Shaqir Fetai me krejt administratën e BFI-së, kjo jo që shpreh budallallëk të skajshëm, por shpreh edhe angazhim për ta vjedhur, zhvatur e varfëruar edhe më shumë Institucionin fetar, në prag të ndonjë “furtune të papritur!
Shaqir Fetai me administratën e vet merr udhë për në Zagreb, në isnpektim të Qendrës Islamike në ndërtim e sipër në Sisak të Kroacisë! Çka kërkon atje ky farë manjaku?! Pse a nuk ka se çfarë të inspektojë këtu, në Shkup? A e ka inspektuar punën në ndërtimin e Hotelit të BFI-së në truallin e ish-Komunalecit, apo, ka hequr dorë nga ky vakëf në shenj mirënjohje për ata që e instaluan në krye të BFI-së! A e ka inspektuar hala punën e ndërtimit të xhamisë në Fushë Tophanë!
Është çështje konspiracioni! Deri te burimi i instrukcioneve nga shërbimet sekrete nuk shkohet drejt pë drejtë por, gjithnjë nëpër rrugë dytësore, sa më larg dhe, eventualisht, përgjatë ndonjë “vizite gjysëm zytare”!
Paska shkuar në Solemnitetin e 27 të garave ndërkomëtare të lexuesëve të Kur’anit Famëlartë organizuar nga Meshihati i BI në Kroaci! Në solmnitete të tilla mund të ftohet i pari me ndonjë shoqërues dhe jo tërë administrata e një Institucioni Fetar. Simbas protokolit, gjithnjë ai që fton mbulon shpenzimet e fjetjes dhe të ushqimit të një-dy përfaqësuesve, bishti që ngjitet ha e fle në kurriz të atij që e merr mbas vete, në rastin konkret, në kurriz të BFI-së, edhe pse, vizita e Shaqir Fetait paska qenë tërësisht private!
Paska shkuar Shaqir Fetai në Kroaci, sepse , çuditërisht, shkuarje e tyre, madje edhe eventi i Leximit të Kuranit, paska përkuar me nxjerrjen e dy hafizëve të rinj, njëri nga Likova e tjetri nga Çegrani! Çegranasi te çegranasi, duke ia përplasur edhe një ekip të tërë prej administratës së BFI-së. Turp për të ndershmin dhe “detyrim” për hipokritin!
Tani Shaqir Fetait i ka ngelur vetëm t’i gjejë çegranasit dhe t’i vizitojë e para tyre të shesë sa të mundet pordha.
Dhe, fare në fund, e tradhëton “kuadri fotografik”! Shaqir Fetai shkon në Kroaci për ta takuar ambasadorin e Maqedonisë së Veriut, i cili rastësisht ka qëlluar kushëriri i Shaqir Fetait dhe, i cili, rastësisht ka pirë bashkë me Shaqir Fetain në të njëtën pjatë që ua kanë servirur oficerët e UDB-së.
Si shum shpesh po takohet me “kushëririn” Shaqir Fetai, madje sa më larg syve të opinionit, atje ku fshehurazi mund të merren instrukcionet e veprimit nëntokësor, apo të jepen raportet nga “aktiviteti i nëntokës”!
Shaqir Fetai kohë më parë ishte edhe në Kosovë dhe, aty nuk bëri kurrfarë vizite e as “inspektimi”, sepse, nuk ia rrasën fort! Mezi e lexoi një “kumtesë”, ndonëse ishte i paraparë vetëm për fjalë përshëndetëse (e lexoi me belbëzime e me njëmijë gabime e për faqe të zezë) dhe, me bisht nën shalë u kthye nga kishte shkuar! Në Kosovë pasuli i shitet në kokrra, ndërsa në Bosnjë e në Kroaci, i shitet me thes! Ku punon, aty fiton!

Kliko linkun

https://www.facebook.com/1kliklarg/videos/385072136383075/

Leave a Reply